Farat e mandarinave, pse çmohen nga mjekësia popullore

- Advertisement -

Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë.

Ato
konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta
karoten.

Për më
tepër, konsumi i mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ishemisë e
shumë sëmundjeve të tjera.

- Advertisement -

Përveç
frutit dhe lëkurës, farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për
shëndetin.

Farat e
Mandarinave dhe vlerat potenciale

Antioksidantët

Mandarinat dhe farat e tyre përmbajnë shumë antioksidantë, të cilat
ju mbrojnë kundër radikaleve të lira.

Këto të
fundit prodhohen nga trupi si kundërpërgjigje e ndotjes, radiacionit, tymit të
duhanit, etj.

Radikalet
e lira dëmtojnë qelizat dhe i çelin rrugën një sërë sëmundjesh.

Polifenolët

Polifenolët
janë antioksidantë të fuqishëm.

Studimet
shkencore për sasinë e polifenolëve në agrumet dhe farat e tyre kanë treguar se
mandarinat dhe farat e tyre kanë sasinë më të madhe të polifenolëve në krahasim
me agrumet e tjera.

Limonoidët

Limonoidët
janë përbërës që gjenden tek farat, lëkura dhe fruti.

Këto
substance pengojnë formimin e qelizave kancerogjene.

Limonoidët
tek farat ulin edhe kolesterolin e keq.

Farat e mandarinave në mjekësinë popullore 

Ekspertët
e mjekësisë tradicionale përdorin farat e thata të mandarinës për të rregulluar
energjinë trupore dhe larguar dhimbjet e organizmit.

Ata
shprehen se farat e thata përdoren dhe janë efikase kundër hernies diskale.

Mjekët
popullorë përdorin zakonisht fara të thata e të bluara.

Niveli
i toksinave tek farat e mandarinave

Megjithatë
në shumë vende, farat e mandarinës nuk kanë gjetur përdorim të njëjtë dhe
mjekët kanë rekomanduar kujdes.


vendet perëndimore, shkencëtarët besojnë se farat e agrumeve siç janë
portokallet, qitro, limonët, limonët jeshilë dhe mandarinat përmbajnë sasi të
vogla toksinash.

Megjithatë farat e një fruti të vetëm nuk përmbajnë mjaftueshëm toksina sa të shkaktojnë dëm në organizëm./Gazeta Ex p ress

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

Recent Comments

close