Femrat të cilat vuajnë nga kjo sëmundje tinëzare kronike janë në rrezik nga forma më e rëndë e koronavirusit

- Advertisement -

Endometrioza torokale, sëmundje tinëzare
kronike e cila sulmon një ndër dhjetë femra, shfaqet kur indi (endiometriumi) i
ngjashëm me mukozën e mitrës fillon të rritet në pjesë të tjera të trupit, në
mushkëri apo në diafragmë

Meqenëse coronavirusi është infeksion i
traktit respirator, femrat të cilat vuajnë nga endometrioza gjithashtu mund të
jenë në rrezik diç më të madh nga zhvillimi i pasqyrës së rëndë klinike të
cilën e shkakton coronavirusi, konsiderojnë ekspertët, shkruan The Sun,
përcjell Telegrafi.

Dr. Larisa Corda, gjinekologe, e cila shëron
pacientët e sëmurë nga coronavirusi në Repartin e Kujdesit Intensiv në Spitalin
e Londrës, thotë që femrat të cilat vuajnë nga endometrioza e rrallë torokale
janë në rrezik më të madh nga komplikimet e shkaktuara nga coronavirusi.

- Advertisement -

– Te pacientet te të cilat është zbuluar
endometrioza në mushkëri, mund të shfaqen komplikime nëse sëmurën nga
coronavirusi, sepse fjala është për sëmundjen e cila sulmon organet e
frymëmarrjes – ka theksuar dr. Corda për ITV-në.

Dr. Emma Cox, CEO për Endometriozë në
Mbretërinë e Bashkuar, për Sun Online thotë që sa i përket rrezikut, nuk
ekzistojnë tani për tani hulumtime të mjaftueshme të cilat do të konfirmonin
dyshimet e tyre, mirëpo te 10 për qind e të sëmurëve me endometriozë mund të
përfshijnë koshin e kraharorit.

– Pra, këshillën të cilën e kemi është që
pacientet mund të jenë të ekspozuara ndaj rrezikut më të lartë, varësisht nga
ajo se ku gjenden pjesët e endometriumit. Disa gra i kanë në mushkëri, ndërsa
disa të tjera në diafragmë – shton ajo.

Respektimi i distancës sociale

– Nëse keni endometriozë torokale, mbrojtja
juaj më e mirë kundër virusit është minimizimi i kontaktit social, larja e
rregullt e duarve dhe, nëse është e nevojshme, vetizolimi. Nëse jeni të
brengosura për shkak të shërimit apo simptomave, kërkoni ndihmën e mjekut tuaj,
thotë Cox.

Nga ana tjetër, Sarah Jarvis thekson që ky
është virus i ri dhe shumë gjëra ende nuk i dimë.

– Pjesët e endometriumit më së shpeshti
gjenden në gavrën e stomakut jashtë mitrës, gjë që nuk e rrit rrezikun nga
infeksioni serioz i coronavirusit. Mirëpo, 1 në 10 femra ka endometrium në
gjoks.

Indi abnormal në gjoks mund të rrisë rrezikun
nga shfaqja e komplikimeve, mirëpo ende nuk dimë mjaft për virusin në mënyrë që
të jemi të sigurt – ka thënë dr. Jarvis.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

Recent Comments

close