Haziri tregon përse nuk e pranoi nominimin për kryeministër

- Advertisement -

 

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka dhënë detaje në procesin e nominimit të kandidatit ët LDK-së për kryeministër.

Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e ka parë veten në krye të qeverisë që pritet të ndërtohet pavarësisht ofertave që ka pasur nga kreu i LDK-së.

- Advertisement -

“Emri im e as profili im nuk përshtatet me këtë kabinet qeveritar…Nuk është se më kanë lutur shumë, por e kam bërë të ditur me kohë”, tha ai.

Ai thotë se edhe në zgjedhje e ka mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit pa dashur që vet të jetë pjesë e proceseve zgjedhore në këto kohë.

Nënkryetari i LDK-së thotë se pavarësisht se qeveria është rrëzuar, Vjosa Osmani ka legjitimitet të plotë për të qëndruar në krye të Kuvendit.

Haziri thotë se megjithatë koalicioni i ri nuk është punë e kryer pavarësisht se LDK ka besim se do të arrihet.

“Unë kam preferuar një gjthëpërfshirje në proceset që po kalon Kosova por kjo nuk nënkupton se PDK do të jetë pjesë e Qeverisë”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se elektorati ka pritur që njëri nga tre emrat të ishin drejtues të qeverisë.

“Është përfolur emri im, Kujtim Shalës dhe Vjosa Osmanit si emra potencial që mund të përballen me procese të rënda. Vjosa Osmani ka dashur të vazhdojë me konsistencën e saj politike dhe nuk ka pranuar të jetë në krye të qeverisë. Zoti Shala dhe unë nuk pranuam”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

 

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close