I frymëzuar nga izolimi, lali Erit i lind një ide për të evituar përdorimin e makinës

- Advertisement -

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se sapo të ketë kaluar pandemia e COVID-19, do të sanksionojë fundjavën pa makina në Tiranë.

Përmes një interviste për Repolitix, kryebashkiaku u shpreh se shumica e makinave në fundjavë qarkullojnë për distanca të shkurtra, që mund të bëhen edhe në këmbë apo me biçikletë.

“Qyteti ka qenë më i pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar se ndotësi më i madh janë makinat. Në Tiranë bëhen 800 mijë segmente me makina në ditë dhe 400 mijë prej tyre janë distanca të shkurtra, më pak se 1 kilometër; në dyqane, farmaci apo parukeri, që mund ta bëni shumë mirë në këmbë ose biçikletë”.Vendi 'del' nga karantina totale! Hyjnë në fuqi masat lehtësuese ...

- Advertisement -

“Në momentin që do i rikthehemi jetës normale do sanksionojmë fundjavën pa makina, jo më nga halli, por për një shëndet me të mirë e ajër më të pastër. Kur të kthehemi në normalitet do ta sanksionojmë si një rutinë që na bën mirë ne”, tha Veliaj.

E dimë që karantina dhe izolimi ka ndikuar te Veliaj për të marrë një vendim të tillë të nxituar, pasi sipas tij, këto 5 javë bënë atë që Bashkia e Tiranës nuk bëri dot në 5 vjet. Por le të mos harrojmë se aktualisht, falë masave të izolimit jeta është paralizuar, shumë biznese kanë ndërprerë punën dhe rrjedhimisht ka shumë të papunë në vend.

Le të mos harrojmë se nuk punojnë të gjithë në administratë apo arsim ku e shtuna dhe e diela është pushim! Transporti privat është për shumë qytetarë mjeti i vetëm i lëvizjes, duke parë kushtet e mjerueshme të transportit publik, i cili do të bëhet akoma më i padëshirueshëm pas pandemisë.

Vonesat në stacione, autobusët me defekte apo të mbushur plot, shoferë të dehur dhe shumë e shumë të meta ndaj të cilave kemi qenë dëshmitarë të gjithë ne para pandemisë, nuk mund ta zëvendësojnë kurrë fundjavën pa makina, raporton Icon Style.

Pa siguruar kushtet më primare në infrastrukturë, nuk mund të merren vendime të tilla të nxituara në mes të pandemisë, vetëm se Veliaj u iluminua se mungesa e makinave e pastron me të vërtetë ajrin!Koronavirusi në Shqipëri, kryeqyteti në ditën e katërt të ...


- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close