Infektimet në fasoneri, Pampuri: Nuk zbatohet distanca fizike, duhen mbyllur

- Advertisement -

  

Prej ditësh opozita kërkon nga qeveria që të mbyllë fasoneritë për shkak të rrezikut që ato paraqesin për përhapjen e koronavirusit.

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri për emisionin “360 gradë” në RTV Ora tha se këto fasoneri e kanë të pamundur të zbatojnë distancimin fizik, ndaj duhen mbyllur përkohësisht.

- Advertisement -

Orjola Pampuri:
Më kanë njoftuar që këto makineri që funksionojnë brenda këtyre fasonerive e kanë të pamundur distancimin social, sepse brenda një makinerie që ka një përmase disa metra duhet të punojnë 40 punëtorë njëri pas tjetrit. Distancën ata nuk e ruajnë dot dhe e vetmja mundësi që kanë për të ruajtur punëtorët e tyre është mbyllja e përkohshme e këtyre fasonerive, gjë që nuk ka ndodhur me mbështetjen e qeverisë. 

Pampuri denoncoi gjithashtu se gjobat për fasoneritë janë aplikuar në mënyrë selektive.

/Ora News.tv/

  

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close