Këshilltari i Kurtit kërkon të hetohen polici dhe prokurorja: Shkelën të drejtat themelore të njeriut

- Advertisement -
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një konference të premten, ka folur për ftesën e Policisë ndaj këshilltarit të tij politik, Shkëlzen Gashi.

Kurti ka thënë se Gashi sot nuk gjendet as në podrum të Policisë e as në ndonjë zyre të ngushtë të Prokurorisë. E Gashi ka kërkuar të hetohen ata, që sipas tij, shkelën të drejtat themelore të njeriut.

“Siç mund të shihni qe aktivisti dhe këshilltari Shkëlzen Gashi nuk gjendet ne ndonjë podrum të policisë e ndonjë zyrë të ngushtë të prokurorisë. Pra ai është lënë i lirë. Sot ka pasur një ftesë për t’u intervistuar lidhur me një postim në Facebook dhe më pas është hequr dorë nga një thirrje e tillë”, ka thënë ai.

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Kurti, Shkëlzen Gashi, ka kërkuar nga prokurori i Shtetit të marrë masa ndaj policit hetues dhe prokurores së rastit. Siç edhe ka bërë të ditur, rasti është iniciuar pas një postimi të tij në Facebook.

- Advertisement -

“Unë më 19 prill pas postimit të ambasadorit Grenelli dhe Thaçit, kam bërë një status që e kam titulluar ‘ne do të rezistojmë. Unë e kam shpjeguar në status që do të rezistojnë qytetarët e Kosovës kundër cenimit të integritetit, duke theksuar që do të rezistojnë paqësisht”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se me të postuar mesazhin, mediat e kanë shpërndarë e po aq shpejt është kontaktuar edhe nga kabineti i Kryeprokurorit.

“Sapo e kam marrë ftesën është postuar në facebook e është publikuar në media. Menjëherë pas publikimit të lajmit, jam kontaktuar nga kabineti i kryteprokurorit dhe ata kanë thënë se rasti nuk bën vepër penale. Ata e kanë kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kanë kërkuar që të mbyllet rasti. Kërkoj që kryeprokurori të iniciojë procedurë disiplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe prokurores Nebahate Selimi. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut”, ka thënë Gashi në konferencën e përbashkët me Kurtin, të premten.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close