Këshilltari i Kurtit: U mbyll rasti ndaj meje, Zyra e Kryeprokurorit konstatoi se s’përbën vepër penale

- Advertisement -

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashi ka sqaruar se policia ka hequr dorë nga intervistimi i tij për shkak të një postimi në Facebook ku fliste për rezistencë.

“Dje rreth orës 13:00 kam marrë një thirrje telefonike prej Policisë së Kosovës, përkatësisht prej policit hetues Ali Berisha i cili më ka kërkuar që të paraqitem menjëherë në Polici, sepse ka një rast për mua për kanosje. E kam pyetur se kënd e kam kanosur, përgjigja e tij ka qenë që ‘përmes një statusi në Facebook keni bërë thirrje për rezistencë’ Unë i kam thënë që nuk mund të shkojë menjëherë në polici, sepse në ora 14:00 kisha takim me kryeministrin”.

“Ai më tha që duhet nesër në ora 10:00 të paraqitem, unë  i kërkova që ftesën për paraqitje në Polici me emrin e policit hetues, arsyen pse po më ftojnë dhe emrin e prokurorit – që ishte Nebahate Selimi – të mi dërgojnë të shtypura”.

- Advertisement -

“Brenda 10 minutave mi kanë dërguar në adresën time në shtëpi. Sapo e kam marrë ftesën e kam postuar në rrjetin social dhe është publikuar pothuajse në të gjitha portalet në vend”.

Gashi në një konferencë për media me kryeministrin në detyrë Albin Kurti ka thënë se pasi e ka publikuar ftesën për paraqitje në Polici në Facebook dhe e njëjta është bërë lajm në media është telefonuar nga Zyra e Kryeprokurorit të cilët e kanë njoftuar se rasti i tij duhet të mbyllet.

“Pas publikimit të lajmit në media jam kontaktuar prej kabinetit të Kryeprokurorit, diku rreth orës 19:00, dhe më kanë thënë se e kanë kuptuar rastin dhe se i njëjti nuk përbën asnjë vepër penale. E kanë kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kanë kërkuar që të mbyllet ky rast, sepse nuk paraqet asnjë vepër penale”.

Ai ka kërkuar që Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi të marrë masa disiplinore ndaj policit hetues që e ka ftuar për intervistim dhe prokurores të rastit.

“Besoj, shpresoj dhe kërkoj që Kryeprokurori i Kosovës do të iniciojë procedurë disiplinore dhe do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe ndaj prokurores Nebahate Selimi”.

“Kjo është shkelje shumë e rëndë e Të Drejtave Themelore të Njeriut siç është liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe me krejt Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të cilat për fat të mirë janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës”.

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë e ka sqaruar se për çfarë rezistence e kishte fjalën në statusin e tij në Facebook – të cilin edhe e ka lexuar para gazetarëve.

“Unë më 19 prill, e diel, pas postimit të ambasadorit Richard Grenell dhe postimit të presidentit Hashim Thaçi unë kam bërë një status në Facebook të cilën e kam titulluar ‘Ne do të rezistojmë’.

“Për fat të mirë, menjëherë një qytetare më ka shkruar me një pyetje në këtë status ‘Kush do të rezistojë, ndaj kujt dhe si?’. Përgjigja ime ka qenë: Do të rezistojmë ne, qytetarët e pakënaqur të Kosovës kundër ‘partive politike’ që po tentojnë ta shtrembërojnë, në mënyrë kundërkushtetuese e kundërligjore vullnetin e qytetarëve të Kosovës nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor 2019. Po ashtu, do të rezistojmë edhe kundër cenimit të integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm kushtetues të Kosovës. Për fund, natyrisht, do të rezistojmë paqësisht. Më vjen keq nëse ke pritë rezistencë tjetërfare, por unë jam lexues i pasionuar i Gene Sharp dhe hulumtues i rrymave të rezistencës paqësore në Kosovë gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar”.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close