Koka: Opozita të reagojë për tërheqjen e qeverisë nga dy artikuj të konventës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

- Advertisement -

Për gazetarin Beldian Koka zëri i opozitës duhet të jetë më i fortë kundër qeverisë, por jo me protesta. Në një intervistë për RTV Ora, sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal, Koka e konsideron sfidë të pozitës që ky ligj të mos miratohet.

Koka ngriti shqetësimin e tërheqjes së qeverisë nga dy artikuj të konventës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Për këtë kërkoi reagimin e opozitës.

Bledian Koka:
Ai ligj duhet që një orë e më parë të mos miratohet, por të ndiqen rrugët ligjore dhe këtu sfida është për opozitën, se Presidenti dhe Kryeministri mesa duket janë dakord.

- Advertisement -

Unë mendoj se nuk është çështja e protestës. Ne po i kritikojmë grumbullimet masive, kjo nuk mendoj se është përgjigjja e drejtpërdrejtë. Ka mekanizma në këto kohë pandemie që opozita në këtë rast duhet ti bëjë më mirë. Zëri i saj të jetë më i fortë, qëndrimi i saj të jetë më konsistent, sidomos kur bëhet fjalë për liri dhe të drejta të njeriut.  

Minimalisht unë mendoj që opozita të bëjë një konferencë dhe të denoncojë faktin që Shqipëria ka dalë nga dy artikuj të konventës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që është ajo për privatësinë e familjeve. Më tërheqjen nga ato dy artikuj që ka bërë Shqipëria në mënyrë të fshehtë çdo familje shqiptare mund të përgjohet në mënyrë të kundraligjshme. Nga ana tjetër mund të ngrejë zërin në konferencat që bën përditë edhe për faktin që qytetarëve shqiptare me tërheqjen nga dy amendamentet kushtetuese nuk i lejohet të protestojnë. Pra përpara se të dalë të flasë për protesta, opozita të dalë dhe të denoncojë atë që është shqetësuese, tërheqja nga artikujt e konventës së të drejtave të njeriut që nuk janë tërhequr as në 1997.

/Ora News.tv/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

Recent Comments

close