Kompania e dezinfektuesit “Lysol” lut njerëzit të mos e dëgjojnë sugjerimin e Trumpit

- Advertisement -
Prodhuesi i “Lysolit”, një spërkatës dezinfektues dhe produkt pastrimi, përmes një njoftimi ka dalë kundër përdorimit, siç ishte sugjeruar nga presidenti amerikan Donald Trump që njerëzit mund të marrin “një injeksion” të “dezinfektuesit që shkatërron koronavirusin për një minutë”.

“Si një lider botëror në produktet e shëndetit dhe higjienës, duhet të jemi të qartë që në asnjë rrethanë nuk duhet që produktet tona dezinfektuese të hyjnë në trupin e njeriut (përmes injektimit, gëlltitjes ose çdo mënyre tjetër”, ka thënë një zëdhënës i “Reckitt Benckiser”, prodhuesit britanik të “Lysolit”, për “NBC News”.

“Sikur të gjitha produktet, dezinfektuesit dhe produktet tona të higjienës duhet të përdoren vetëm sipas udhëzimeve të përdorimit”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas deklaratës së Trumpit, reagime të shumta kanë ardhur nga ekspertë shëndetësorë. Paul Hunter, profesor në Universitetin e Anglias në Britani të Madhe, ka deklaruar se zbulimi i Trumpit është një prej gjërave më të rrezikshme dhe të marra që ka dëgjuar ndonjëherë. Ai ka thënë se injektimi i dezinfektuesve shkakton vdekje të menjëhershme, ndërsa i ka bërë thirrje presidentit që të tërhiqet nga qëndrimet dhe betejën me koronavirusin t’ua lërë në duar ekspertëve shëndetësorë. Sipas Hunterit dhe ekspertëve tjerë, dezinfektuesit janë substanca shumë të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese. Ata pretenduan se edhe ekspozimi i jashtëm mund të jetë i dëmshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

- Advertisement -

Për ta fuqizuar pretendimin e Trumpit, një zyrtar i prezantoi rezultatet e një hulumtimi të qeverisë amerikane, në të cilat thuhet se virusi dobësohej shpejt, pasi u ekspozohej diellit dhe nxehtësisë.

Në këtë hulumtim bëhej e ditur po ashtu se zbardhuesi e vret edhe më shpejt virusin.

Mirëpo, sipas ekspertëve shëndetësorë, dezinfektuesi vret virusin vetëm në sipërfaqe dhe është shumë i dëmshëm nëse arrin deri te mushkëritë.

“Mos e përfillni këshillën e Trumpit”, kërkuan ata.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close