Kruja e trembur nga virusi, ulet numri i të shtruarve në spitalin rajonal

- Advertisement -

Të premten Kruja, nuk regjistroi asnjë qytetar të prekur me koronavirus, por sërish klasifikohet në vend të tretë në hartën e vendeve të nxehta të përhapjes së infeksionit. 65 rastet e konfirmuara së fundmi, që si vatër kryesore kanë fasoneritë, kanë ngjallur frikë te qytetarët, të cilët kanë reduktuar ndjeshëm lëvizjen.

“Frika ekziston, por do ta kalojmë të gjithë”

“Maskën e kam blerë në farmaci, kam edhe një nape që e laj dhe e hekuros”

- Advertisement -

Frika është reflektuar dhe në spitalin Stefan Gjoni, pasi në pavion nuk ka asnjë të shtruar.

Drejtoresha e këtij institucioni Yllka Kukalaj, shprehet se kërkesat për ndihmë, janë reduktuar me 50%.

Shërbimi vijon të jepet përmes thirrjeve telefonike dhe vizitave mjekësore.

Kukalaj: Komunikojnë vetëm mjekët nëpërmjet telefonit. Edhe për personat që kanë rezultuar pozitiv epidemilogët i kanë dhënë numrin e mjekëve infeksionistë të spitalit dhe komunikojnë me pacientët nëse kanë problematike. Për shërbimin e urgjencës spitali është në rregull.

Masat për mbrojtjen e stafit mjekësor kanë rezultuar efikase, pasi në radhët e bluzave të bardha, nuk ka asnjë të prekur, pavarësisht kontaktit me të infektuarit.

Kukalaj: Të gjithë infermierët, mjekët janë të mbrojtur me maska dhe veshje. Personeli ka qenë i mbrojtur.

Sipas burimeve në 24 orët e fundit janë kryer 7 testime të punonjësve të fasonerisë që infektoi Krujën, por rezultatet dolën negative.

/Ora News.tv/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close