Kurti: Veprimi i Thaçit totalisht arbitrar

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se veprimet e presidentit Hashim Thaçi janë arbitrare dhe jo në përputhje me Kushtetutën.

Ai gjithashtu tha se nuk ka shkresë me nënshkrim të presidentit të ofertës që ai ia ka bërë partive tjera për formimin e qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk kam shkresë me nënshkrim të ofertës së presidentit drejtuar partive. E kam parë në media për një përfolje të një letre të tillë. Ne çfarë baze kushtetuese dhe ligjore është bërë? Që bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim”

- Advertisement -

“Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë nëse ka zbrazëtira. Letra e parë pas mocionit ishte me 2 prill që ma dërgoi presidenti. Më pas në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është totalisht arbitrare. Ku shkruan në Kushtetutë që 20 ditë më pas duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi?”.

Kur Kurti u pyet se në rast se krijohet qeveria e re a do ta lëshojë postin në mënyrë demokratike, tha se ka shumë punë që të mbërrijnë deri te një qeveri e re dhe se tani nuk ka nevojë që të diskutohet në rast se ndodh ajo që nuk dihet a do të ndodhë.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close