Ky grup i njerëzve më i rrezikuar nga koronavirusi sesa atame probleme në zemër ose diabet

- Advertisement -

Hulumtimet e fundit treguan se mbipesha është një faktor i madh
rreziku për komplikimet e sëmundjes  Covid-19.

Dr
Rajarshi Banerjee, nga Universiteti i Oksfordit, beson se njerëzit obezë mund
të jenë më të rrezikuar se të tjerët, meqë organet e tyre të brendshme dëmtohen
shumë lehtë, për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga depozitat yndyrore.

“Hulumtimi
për këtë ka të ngjarë të jetë një çelës për të kuptuar, se cilët janë më të
rrezikuar dhe ndoshta trajtimet që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi”,
tha ai.

- Advertisement -

Ndërkaq,
një studim i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe parandalimin  e Sëmundjeve (CDC) bazuar në 99 qarqe dhe 14
shtete qysh nga marsi analizoi gjendjet shëndetësore të pacientëve të shtruar
në spital me virus, për të përcaktuar se cilët faktorë rreziku çuan në
sëmundjen më të rëndë.

Në to përfshiheshin sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundje kronike të mushkërive, mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut, ku rezultoi se grupi I njerëzve më të rrezikuar të preken dhe të zhvillojnë simptoma serioze të koronavirusit janë obezët. /Gazeta Express

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

Recent Comments

close