Lekaj kërkon nga Kurti shkarkimin e Gashit pas deklaratave për UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi i cili ka bërë deklarime publike sot rreth UÇK-së me pretendime për krime të kryera.

“E dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë”.

“UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme”, është shprehur Lekaj përmes Facebook.

- Advertisement -

“Një këshilltar i tillë nuk ju duhet as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë”.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close