Malaj: Nuk jam optimist për amnistinë fiskale, biznesi nuk do të paguajë tatimet duke pritur të radhës

- Advertisement -

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha se problemi më i madh i amnistisë fiskale të qeverisë është ai moral, pasi krijohet një marrëdhënie e përkeqësuar me ata që kanë respektuar shtetin.

Malaj shtoi se ndodhemi nën presionin e kësaj amnistie që në vend që të paguhen tatimet, biznesi do të rrijë duke pritur amnistinë e radhës.

Arben Malaj:
Për amnistinë fiskale ka debate. Unë si profesor duke i ditur edhe eksperiencat e kaluara, nuk futem te njerëzit optimist. Problemi më i madh është ai moral, pasi krijohet një marrëdhënie e përkeqësuar me ata që kanë respektuar shtetin. duke parë mënyrën se si është prezantuar, amnistia synon që të fusë para në buxhet, pasi në e sjellë paranë 4 mujorin e parë ke më shumë lehtësime në raport me taksën. Fokusi më i madh i qeverisë është si të fusë në qarkullim ekonomik paratë që janë në sistemin bankar. Problemi nuk është a do të vijën para në buxhet, por a do të vijnë para nga kjo amnisti në ekonomi. Nëse kemi idenë që të kemi para që të vijnë në arka dhe të ketë të ardhura, studimet kanë treguar që në afatgjatë të mos kemi përfitimi pozitive. 

- Advertisement -

Një nga rrisqet është që pas kësaj amnistie, do të aplikohet një amnisti tjetër nga qeveria tjetër. Ndodhemi nën presionin e kësaj amnistie që në vend që të paguhen tatimet, biznesi do të rrijë duke pritur amnistinë e radhës. Nga shifrat e prezantuar nga një deputet i partisë socialiste mendohet se janë rreth 5 miliardë dhe me 5% taksë do të futen në bakë 260 milion euro që është shifër e konsiderueshme, por e futur në bankë nuk është se zgjidh ndonjë gjë. Shifra e arkëtuar në vendet e tjera ka qenë diku te 10% nga gjithë shifra e deklaruar. 

Duhet të ndajmë ekonominë gri, që është ekonomia nga mos pagimi i taksave dhe ekonominë e zezë që është paraja që vjen nga krimi. amnistia në këtë rast, ka mundësi që ta mbrojë të mos futen në kanalet bankare, por nga vlerësimit e institucioneve ndërkombëtare, më shumë synon te sektorët realë të ekonomisë. 

/Ora News.tv/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test wergh

test3434

Test12345

123456

test

test

test

testing

Recent Comments

close