Mamaja i ben rreng djalit se sdonte ti bënte kafenë

- Advertisement -

Izolimi në shtëpi si masë parandaluese kundër COVID-19, ka detyruar shumë njerëz në të gjithë botën që të gjejnë një aktivitet për të kaluar kohë.

Shumë prej tyre kanë menduar ide origjinale, ndërsa të tjerë i bëjnë rrengje familjarëve të tyre.

Një mama në qytetin e Johanesburg të Afrikës së Jugut u vesh si një kloun dhe u fut në koshin e mbeturinave për të trembur djalin.

- Advertisement -

Ky i fundit kishte refuzuar që t’i përgatiste asaj kafenë e mëngjesit.

Hester Greef, 41 vjeçe u vesh si Pennyëise, klouni nga filmi i frikshëm IT. Djali saj që në moshë të vogël e ka pasur shumë frikë atë si personazh.

Në momentin që ai del jashtë shtëpisë për të derdhur plehrat, kur hapi koshin e mbeturinave pa klounin e veshur dhe u tremb për “vdekje”.

I gjithë momenti u filmua, video e cila bëri xhiron e rrjetit për shumë pak kohë.


/Ora News.tv/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close