Mbërrin në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it për ndihmë në luftën ndaj koronavirusit

- Advertisement -

Ka mbërritur në Kosovë dërgesa e tretë e UNICEF-it me furnizime vitale për të mbështetur reagimin ndaj koronavirusit. Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, dërgesa e tretë përmban 8.960 mantele kirurgjike, 2.680 maska FFP2 / N95 dhe 33.600 maska kirurgjike si ndihmë nga Qeveria e Luksemburgut.

Deri më tani, UNICEF-i ka ofruar 36.200 dorëza, 68.544 maska kirurgjike, 5.380 maska FFP2/N95, 1.000 kominoshe për mbrojtje, 51.460 mantele kirurgjike dhe 2.934 përparëse mbrojtëse, 81 termometra klinikë me rreze infra të kuqe, bëhet e ditur në njoftim.

Shefja e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Natacha Gomes, ka thënë se “si partner kryesor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, është vendimtare që Luksemburgu ta mbështesë Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19”.

- Advertisement -

  

“Kjo është vetëm njëra prej ndërhyrjeve të planifikuara dhe jemi krenarë që po punojmë me partnerin tonë të besueshëm UNICEF-in për të arritur tek ata që përndryshe nuk do të mund të kishin qasje në furnizime dhe shërbime që shpëtojnë jetë”, ka thënë ajo.

“Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe komunitetet në tërë Kosovën për t’i kapërcyer sfidat që janë paraqitur si pasojë e COVID-19. Ne e dimë se fëmijët dhe të rinjtë vuajnë në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Gjersa vazhdojmë të ofrojmë furnizime që shpëtojnë jetë përmes mbështetjes bujare të donatorëve tanë përfshirë këtu Qeverinë e Luksemburgut, ne do t’i përmirësojmë programet në mënyrë që çdo fëmijë dhe i ri të ndihmohet me planet e reagimit dhe rikuperimit ndaj COVID-19”, ka deklaruar shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman, i cili ishte i pranishëm me rastin e arritjes së donacioneve të fundit, e përgëzoi UNICEF-in për sigurimin e pajisjeve jetike në këto rrethana sfiduese. “Kombet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës në betejën kolektive kundër pandemisë. Mos të harrojmë se ky virus është një kërcënim për të gjithë në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit ose statusit të secilit. Nëse veprojmë së bashku dhe me solidaritet, mund ta kapërcejmë edhe këtë krizë”, ka thënë ai.

  

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mirëpret kontributin e partnerëve në luftën e përbashkët ndaj virusit, “ndërsa pajisjet mbrojtëse profesionale do t’i ndihmojnë personelit shëndetësor që me një siguri sa më të lartë të luftojnë në parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje”.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close