Mënyrat praktike të përdorimit të qepës kundërsëmundjeve

- Advertisement -

Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës.

Qepa
përmirëson imunitetin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul kolesterolin,
mbron zemrën dhe trajton reumatizmën.

Si ta përdorni qepën kundër sëmundjeve
dhe
problemeve shëndetësore

- Advertisement -

Qepa
mund të përdoret me efikasitet kundër etheve, rënies së flokëve, infeksioneve
të veshit e të tjerë.

Kolla

Qepët
përmbajnë sulfur që lufton bakteret dhe mikrobet që shkaktojnë kollë. Prijeni
gjysmën e qepës hollë dhe spërkateni me sheqer kaf.

Qepët e
sheqerosura mund të hahen dy herë në ditë kundër kollës.

Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes

Përziejeni
qepën e grirë me vaj të arrës së kokosit dhe më pas me këtë pastë lyeni
kraharorin. Mbulohuni me një peshqir dhe do të vëreni si qepa do të ndihmojë në
zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionit.

Temperatura

Nëse
keni temperaturë, lyejini shputat e këmbëve me vajin e arrës së kokosit dhe më
pas në pjesën e harkut vendosni feta të holla qepe. Mbështillini këmbët me qese
plastike dhe vishni çorape. Qepët duhet t’i mbani në shputat e këmbës gjithë
natën që të përthithin toksinat e të ulin temperaturën.

Të vjellat

Grijeni
qepën hollë, vendoseni në një napë dhe shtrydhni lëngun. Më pas shtoni pak çaj
nenexhiku të ngrohtë. Pasi lëngu të jetë ftohur, pini dy lugë çaji nga lëngu i
qepës dhe 5 minuta më vonë të njëjtën sasi të çajit të nenexhikut.

Këtë
trajtim duhet ta përsërisni deri sa të vjellat të mbarojnë.

Infeksionet e veshit

Grini
një qepë të plotë dhe më pas futeni në një çorape të pastër pambuku.  Atë vendoseni mbi veshin e sëmurë që të
përthithë infeksionin.

Qepa për pastrimin e ajrit

Qepën
mund ta përdorni edhe për pastrimin e ajrit, duke vendosur copa të saj nëpër
zona të ndryshme të shtëpisë.

Ajo do
të përthithë të gjitha bakteret dhe viruset nga ajri.

Rënia e flokëve

Zieni një kokërr qepë dhe lëngun e saj përdoreni për të lagur flokun përpara se ta lani me shampoo. Lëngu i qepës do të përshpejtojë rritjen e flokut, do të parandalojë rënien e tij dhe do të zhdukë zbokthin./agroweb/ Gazeta Ex p ress

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close