Muaji i Ramazanit, këta janë këngëtarët shqiptarë që kanë kënduar edhe ilahi

- Advertisement -

Sot (e premte), filloi muaji i shenjtë i Ramazanit.

Muajin e Ramazanit e kanë uruar edhe shumë prej këngëtarëve të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Madje, disa prej tyre ndër vite kanë deklaruar se agjërojnë rregullisht në Ramazan dhe pritet që njësoj të veprojnë edhe këtë vit.

- Advertisement -

Krahas kësaj, këngëtarët tanë kanë realizuar edhe këngë e ilahi për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe jo vetëm.

Këta janë këngëtarët që sollën këngë fetare:

Ramadan Krasniqi- Dani

Vitin e kaluar, Dani publikoi ilahinë me titull “Aromë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Granitin, Shefqetin, Gazmirin dhe Gencin.

Ndërsa, edhe për këtë Ramazan, Dani solli tjetër ilahi, kësaj radhe në bashkëpunim me Adem Ramadanin.

“Salatullah”, titullohet ilahia e Danit me Ademin, që e publikuan më 17 prill dhe i kushtohet pejgamberit.

Adem Ramadani që dikur ishte këngëtar, tash e sa vite këndon ilahi.

 

Motrat Mustafa

Ilahi për muajin e Ramazanit më 2014 kanë sjellë edhe Motrat Mustafa. Ato publikuan “Muaji i mëshirës”.

Aida Doçi

Këngëtarja Aida Doçi, tri vite më parë publikoi ilahinë “Iftari i nanës”. Përveç kësaj ilahie, Aida më 20 mars publikoi “Qabja pa njerëz”.

Kjo ilahi erdhi pasi për shkak të pandemisë, besimtarët nuk kanë mundësi t’i kryejnë ritet fetare në Qabe.

 

Violetë Kukaj

Tetë vite më parë, këngëtarja Violetë Kukaj publikoi ilahinë “O Allah”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Gold AG

Reperi Gold AG njihet si praktikues i rregullt i islamit. Ai agjëron rregullisht, madje ka vizituar edhe vendin e shenjtë, Medinën.

Pikërisht për udhëtimin në Medine, Goldi ka sjellë ilahi me titull “Mirupafshim oj Medine”, në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.

Goldi në repertorin e tij ka edhe këngë tjera lidhur me islamin, përfshirë këtu “Pa namaz”, “Më fal o Allah”, etj.

 

 

Meda

Këngëtari Meda, disa vite më parë publikoi këngën “O Zot faleminderit”.

Elhaida Dani

Elhaida Dani kishte ripërpunuar ilahinë e Maher Zain “Ya Nabi Salam Alayka” dhe e këndoi në një paraqitje live.

Blero

Blero Muharremi më 2013 publikoi ilahinë “I lartësuar je”, në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.

Shyhrete Behluli

Edhe  Shyhrete Behluli vite më parë ka publikuar një këngë të ngjashme. Bëhet fjalë për projektin me titull “Medreseja”.

Këta janë disa prej këngëtarëve shqiptarë që kanë kënduar këngë me motive fetare, e disa prej tyre i kushtuan ilahi Ramzanit. /Lajmi.net/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close