Ndotësi i Gjanicës mbahet i fshehtë, prefekti i Fierit: Kemi inspektuar dy firma naftënxjerrëse

  

Ndotja e lumit Gjanica mbetet ende pa autorë.  Prefekti i Fierit i ka rikthyer dyshimet tek kompanitë naftënxjerresë që veprojnë në zonë. Deklarimeve të ISHP se firmat e naftës janë mbyllur, ai iu përgjigj se ndotjen mund ta shkaktojë edhe vetëm një punëtor.

Ndotësit e lumit Gjanica në Fier mbeten ende të paidentifikuar dhe pa ndëshkuar.

Prefekti i Fierit, Baki Bala, duke iu përgjigjur interesit të Ora News tha se janë inspektuar dy subjekte naftënxjerresë, por ende nuk është arritur në një përfundim.

Bala: Kjo ka ndodhur dy ditë më parë dhe në këtë situatë unë kam pasur një aktivitet të shtuar edhe me Inspektoriatin e Mjedisit, i cili ka inspektuar dy nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës. Ky është një proces i vështirë, nuk mund të arrish në konkluzionin që është këtu. Por është fakt që kemi pasur këtë lloj fenomeni dhe është duke u punuar për ta menaxhuar.

Të mërkurën, ISHP Fier  tha se pas verifikimeve kishte dyshime se mbetjet në Gjanicë mund të jenë hedhur nga ndonjë prej 5 fasonerive që veprojnë në zonë, të gjitha pikat e hidrokarbureve në zonë janë të pezulluara.

Ndryshe mendon Prefekti Bala.  Sipas tij mjafton që në kompanitë hidrokarbure të punojë një person, për të bërë të mundur ndotjen.

Bala: Pavarësisht kush është aktiviteti i plotë në fushën e naftënxjerrjes ky është një lloj fenomeni që mund të bëhet dhe me pak njerëz, edhe me një individ.

Ndërkohë banorët e zonave përgjatë Gjanicës në vazhdimësi kanë fajësuar kompanitë naftënxjerrësë si shkaktuarë të ndotjes së ujërave dhe tokës.

/Ora News.tv/

  

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments