Në vend të kafesë, këto janë ushqimet që japin shumëenergji

- Advertisement -

Kur vjen puna tek kafeja, identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Pandemia e COVID-19 padyshim është një sfidë e
madhe për dy prej këtyre kategorive.

Pavarësisht mungesës, dalëngadalë shumë njerëz
po mundohen t’ia dalin mbanë edhe pa kafe, duke ndihmuar kështu organizmin të
kalojë një tranzicion më të butë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, ka patur gjithmonë pretendime
se kafeja nxit ankthin tek disa njerëz, dhe në këto ditë sulmet e ankthit dhe
të panikut duhen shmangur sa më shumë.

Për këtë arsye, ekspertët e AgroWeb.org kanë
listuar produktet më të mira natyrale që vetëm të japin energji njësoj si kafeja,
por pa efektet anësore.

Rukola Dhe Barishtet

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë
që i japin organizmit. Rukola, rradhiqet, lakrat e egra, lakrat e zakonshme,
lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa
elemente shumë të fuqishme.

Këto quhen ‘glukosinolate’ dhe i japin të
gjelbërave atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme
ushqimore.

Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë
në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i Panxharit.

Panxhari është ushqimi kryesor që të
duhet nëse ke nevojë për energji.

Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave
të oksidit nitrik, që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin
dhe gjallërinë.

Vitamina B12.
Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndihesh i/e
përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12.

Këtë vitaminë e gjen tek vezët, mishi, peshku,
produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado,
Qiqrrat.
Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë,
ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe
funksionimin e mirë të trurit.

Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre
musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të
niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e Arabisë
Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën
dhe glukozën.

Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata
që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që
premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie.

Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera./agroweb/ Gazeta Express

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close