Nëse i keni mbijetuar koronavirusit, nuk do të thotë se jemiimun

- Advertisement -

Universiteti i Vjenës aktualisht është duke kryer një studim për të analizuar reagimin imunitar tek njerëzit pas infektimit me coronavirus.

Rezultatet do të duhej të ndihmojnë për të kuptuar reagimin
imunitar dhe kështu ta kenë më të lehtë të vendosin për një vaksinë, e në këtë
studim kanë marrë pjesë personat që janë shëruar nga COVID-19, transmeton
Telegrafi.

 “Studimi do të duhej
të na ndihmonte të kuptojmë, nëse dikush prej këtyre pacientëve po zhvillon
imunitet pas infeksionit. Gjetjet e studimit kanë për qëllim ndërtimin e një
baze të fortë argumentesh dhe faktesh, për fillimin e zhvillimit të një
vaksine”, ka deklaruar Rudolf Valenta ngas Qendra për Patofiziologji, Infektivë
dhe Imunologji pranë Universitetit të Mjekësisë në Vjenë.

- Advertisement -

“Duhet të llogarisim faktin që virusi tani është i ngjashëm
me gripin dhe se mund të vie deri te përsëritja e infeksionit”, ka shpjeguar
Valenta.

Hulumtuesit nga Qendra e Patofiziologjisë, Infektivës dhe
Imunologjisë, gjithashtu janë duke zhvilluar një test që do t’ua mundësojë të
hulumtojmë nëse antitrupat mund të pengojnë lidhjen e virusit me qelizat
pritëse, kurse planifikohet edhe hulumtimi për përgjigjen imunitare qelizore.

“Analiza do të jetë shumë komplekse dhe nuk do të jemi në
gjendje që menjëherë t’ju themi të anketuarve nëse janë imunë apo jo”, ka
shtuar Valenta.

Modeli për zbulimin e antitrupave në pacientët që ndërhyjnë
në bashkëveprimin e viruseve dhe receptorëve, tregon se cila pjesë e virusit
duhet të përfshihen në vaksinë.

“Nga alergjia dhe imunoterapia kemi marrë përgjigje se
antitrupat mund të prodhohen me vaksinim”, ka thënë për f und Valenta.

Në më shumë se 100 projekte kërkimore që kanë të bëjnë me
COVID-19, punonjësit e Universitetit të Vjenës po punojnë në zgjidhjet që do të
kontribuonin në kontrollin pandemik: duke filluar nga simulimet, analizat e të
dhënave, studimet epidemiologjike, kërkimet themelore bio-mjekësore,
gjenetikës,teknologjis mjekësore e deri të studimet klinike dhe rezultatet.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close