Po kete fundjave a do te futemi karantine ? Ja oraret ku gjithcka do te jete e mbyllur

- Advertisement -

Gjatë fundjavës Shqipëria do të jetë sërish në karantinë. Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu ka deklaruar se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi.

Pra që nga dita e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit gjithçka do të jetë mbyllur dhe asnjë qytetar nuk do lejohet të dalë nga shtëpia.

“Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë deri kur të vijë ndonjë ndryshim tjetër” tha ai për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv.

- Advertisement -

Po kështu, ai deklaroi se dronët të cilët janë në ajër për të evidentuar shkelësit e karantinës.

“Policia krahas masave për mbulimin e territorit me shërbime të ndryshme kohët e fundit ka rritur cilësinë e kontrollit edhe përmes teknologjisë, që është droni.

Në krahasim me fazat fillestare të masave administrative ka një rënie të theksuar, pavarësisht se fashat e lirimit të punësimit, të bizneseve. Sot vetëm 56 biznese nuk e ushtrojnë veprimtarinë, kjo ka treguar se ka masivitet në lëvizje, por bizneset punojnë në mënyrë të kontrolluar.

Qëllimi i kontrollit me dron është sensibilizimi i qytetarëve në lidhje me kërkesat dhe detyrat e aktit.”, u shpreh ai, do t’iu luteshim te na ndihmonit te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close