Pse Burgu 313 është kthyer tashmë në vatrën më të nxehtë të koronavirusit?

Burgu 313 në Tiranë është kthyer tashmë në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në Shqipëri.

Pas publikimit të dy rasteve të para, Ministria e Shëndetësisë njoftoi paraditën e së enjtes se edhe 13 të burgosur në burgun “313” janë të infektuar me COVID-19, nga 29 raste të reja në total që u regjistruan 24 orët e fundit në gjithë Shqipërinë.

Në mungesën e kushteve optimale higjieno-sanitare, Drejtoria e Burgjeve u tregua e ngathtë në marrjen e masave, për të shmangur një epidemi që ishte e pritshme.

Institucioni i vuajtjes së dënimit nuk siguron disa kushte bazike, ndërsa larja e duarve apo vendosja maskave dhe dorezave për çdo të burgusur e gardianet, është pothuajse e pamundur.

Kush janë të infektuarit

I dënuari i parë që u prek nga koronavirusi është 42-vjeçari italian Giacomo De Cosimo, i arrestuar për trafik droge.

Lajmi, fillimisht u mbajt i fshehtë nga Drejtoria e Burgjeve, por u mor vesh nga një reagim i ambasadës italiane.

Kjo solli natyrshëm edhe revoltën e të dënuarve, të cilët kërkuan me të drejtë kryerjen e sa më shumë testeve, për të zbuluar nëse ka të infektuar të tjerë.

Duke parë agresivitetin e rasteve të reja me koronavirusit, jeta e të dënuarve të tjerë vihet seriozisht në rrezik. Në një situatë të tillë, shteti ka dy zgjidhje; të dërgojë në “arrest shtëpie” ata që kanë kryer krime të lehta, ose të sigurojë një ambient tjetër dhe të sigurtë për ta.

Në fillim të pandemisë, qeveria nxori një akt normativ me lehtësira për disa kategori të dënuarish, të cilët mund të marrin leje tremujore të përkohshme për të qendruar në shtëpi.

Por janë pikërisht komisionet e ngritura nga drejtoria e Burgjeve që po e pengojnë këtë proces, të cilët bëjnë edhe shqyrtimin e dosjeve, e që nuk po japin “OK” për të dënuarit me vepra të lehta, ose që po u mbaron dënimi.

I infektuari në paraburgim dhe gardiani me COVID

Të infektuar ka edhe në radhët e punonjësve. Më heret edhe një efektiv i Burgut “313” rezultoi pozitiv me COVID-19.

12 punonjës të tjerë u futën në hetim epidemiologjik për të parë nëse ishin apo jo të prekur, por pavarësisht kësaj raportohet se ata u paraqiten në punë, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Mës të infektuarve u njoftua se është edhe ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës. Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot se Florenc Llanaj, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Duke parë dinamikën e rasteve, të infektuarit mes punonjësve dhe të dënuarve, frika për më shumë të infektuar e arsyeshme.

Në këtë mënyrë, nevojitet në mënyrë urgjente testemi i personelit shëndetësor dhe të të githë të dënuarve që mund të kenë patur kontakt me të infektuarit.

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments