Sot mbahet video-konferenca e KS të OKB për situatën dhe raportin e UNMIK-ut për Kosovën

- Advertisement -

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë sot video-konferencën në të cilën do të prezantohet raporti i UNMIK-ut për Kosovën, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm Daçiq, ndërsa Kosova nga homologu i tij ministri i jashtëm Konjufca.

Daçiq ka deklaruar për Tanjug se me këtë rast do të paraqes situatën aktuale në Kosovë dhe problemet rreth dialogut, që është bllokuar me vendosjen e taksës dhe masave të reciprocitetit.

- Advertisement -

Mbledhja e KS të OKB-së kësaj radhe mbahet në rrethana specifike, në kushtet e krizës së pandemisë me virusin Corona, që ka kushtëzuar edhe ndryshimin e mënyrës së punës së Këshillit të Sigurimit, që nuk mund të mblidhet si zakonisht por përmes video-konferencës.

Në “video-mbledhje” do të marrin pjesë 15 vendet anëtare të KS të OKB-së si dhe shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin.

Kosova në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i punëve të jashtme i qeverisë në mandatin teknik.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

Recent Comments

close