Studentët e Qytet Studentit kërkojnë rimbursimin e tarifës për konviktet

- Advertisement -

  

Një grup prej 322 studentësh që jetojnë në konviktet e Qytetit Studenti kanë fimrmosur një peticion që e kanë dorëzuar në këshillin bashkiak, ku kërkojnë rimbursimin e tarifës së paguar për konviktet.

Tea Zeqaj, një nga firmëtaret tha për Ora News se paraprakisht kërkojnë kthimin e parave për këto dy muaj që nuk kanë marrë shërbimet nga Qytet Studenti, por nëse hapja e Universiteteve shtyhet sërish edhe për muajt në vijim.

- Advertisement -

Zeqaj: Jemi larguar nga konviktet që prej datës 10 mars ku të gjitha godinat janë mbyllur si pasojë e masave për Covid. Çdo shtator të fillimit të vitit akademik ne paguajmë tarifën e gjithë vitit për akomodimin.Shumica e studentëve e kanë bërë pagesën e plotë, ndërsa ata me vështirësi ekonomike mund ta kënë bërë me këste. Shumica e ka paguar të plotë. Tarifa vjetorë është 45 mijë lekë të reja. Po bëhet dy muaj që nuk jemi të akomoduar dhe nuk ka njoftim kur mund të rikthemi. Peticioni i dorëzuar në këshillin bashkiak kërkon rimbursim të tarifës për ato muaj që nuk do të përfitojmë nga shërbimet e Qytetit Studenti, qofshin këto 2 muaj apo edhe 3 muajt e tjerë në vijim.

/Ora News.tv/

  

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close