Studimi: Ka 30 lloje të koronavirusit, kanë pësuar mutaciondhe janë bërë më vdekjeprurëse në Europë

Mund të ketë më shumë se 30 lloje të ndryshme të
koronavirusit, ka pohuar një studim që është zhvilluar tek pacientët në Kinë.

Shkencëtarët e Universitetit Zhejiang studiuan një numër të
vogël të pacientëve me koronavirus dhe zbuluan dhjetëra mutacione , 19 prej të
cilave nuk ishin parë kurrë më parë.

Disa mutacione rritën aftësinë e virusit për të pushtuar
qelizat në trup, të tjerët ndihmuan që sëmundja të shumëfishohej më shpejt.

Shtamet më vdekjeprurëse ishin gjenetikisht të ngjashme me
ato që janë përhapur në Evropë dhe në New York, njoftoi South China Morning
Post.

Autorët thonë se studimi i tyre i bazuar në vetëm 11
pacientë tregon se mutacioni mund të ndikojë në ashpërsinë e sëmundjes.

Ata besojnë se këto mutacione mund të jenë arsyeja e numrit
të madh të vdekjeve në Europë dhe New York.

Ende nuk është e qartë pse versioni agresiv i COVID-19 u
përhap në Europë dhe në SHBA mori goditje nga një version më i butë.

Por shkencëtarët thonë se viruset kanë pësuar mutacion të
vazhdueshëm për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të
ndryshme.

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments