Sulmohet nga hakerët Banka Ekonomike, BQK thotë se s’preken mjetet e klientëve

- Advertisement -
Është sulmuar nga hakerët Banka Ekonomike e Kosovës. Sipas një artikulli nga “medium.com”, hakimi është bërë nga “DopplePaymer” që kanë në cak korporata të mëdha.

Sipas njoftimit, “DopplePaymer” ka publikuar të dhënat e bankës prej më shumë se 70gigabajt me të dhëna të transaksioneve financiare.

Në raportim theksohet se Banka Ekonomike është banka e vetme që në Kosovë operon 100 për qind në aspektin lokal. Ajo ka 30 nëndegë, të ndara në shtatë rajone. Sipas të dhënave më 2018, Banka Ekonomike ishte e treta në Kosovë me shtrirjen e saj.

Rasti është konfirmuar nga Banka Qendrore e Kosovës që ka thënë se është njoftuar me kohë nga Banka Ekonomike për sulmin kibernetik “duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale”.

- Advertisement -

BQK ka bërë të ditur se i ka informuar edhe organet shtetërore, teksa ka shtuar se mjetet në llogari të klientëve janë të sigurta.

“Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë. Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik. Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”, thuhet në njoftim të BQK-së.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close