Të panjohurat rreth virusit komplikojnë rikthimin nënormalitet

Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.


një rast ideal, popullsia vaksinohet dhe i kthehet normalitetit. Por një
vaksinë kundër koronavirusit nuk do të prodhohet në kohë, pavarësisht
përpjekjeve të shumta.

“Të gjithë do të mbajmë maska për pak kohë”, tha Dr.
Rochelle Walensku e cila trajton sëmundjet ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm
në Masaçusets. Parashikimi i saj u bë gjatë një bisede me gazetën e Shoqatës
amerikane të Mjekësisë. (Journal of the American Medical Association) Tre të
panjohura të mëdha kryesojnë listën e shqetësimeve.

Kush eshtë më i infektuar?

“Që të jemi tërësisht trasnparentë, e
panjohura e madhe është përhapja pa simptoma e virusit”
, thotë Dr.
Deborah Brix e cila kordinon përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër
koronavirusit.

Dr.
Anthony Fauci me Institutet Kombëtare të Shëndetit është shprehur se diku mes
25 përqind dhe gjysmës së njerëzve të infektuar mund të mos kenë simptoma.

Çfarë
do të thotë se është e pamundur të dihet nëse dikush pranë jush është i
infektuar.

Madje
edhe tek njerëzit që shfaqin simptoma, nuk është e qartë se sa kohë pas
infektimit të tyre ata mund të bëhen përhapës të virusit.Kjo është një arsye se
përse zyrtarët amerikanë kohët e fundit po japin këshilla që njerëzit të mbajnë
maska në publik edhe pse duhet të mbajnë distancën e këshilluar.

Kush ka imunitet?

Mjekët
supozojnë se, individët që kanë patur COVID-19 do të kenë një imunitet ndaj
përsëritjes së infeksionit. Por ata nuk e dinë se në çfarë mase këta individë
janë të mbrojtur, apo sa do të zgjasë ajo. Një tjetër pyetje e rëndësishme
është, nëse të mbijetuarit e një infeksioni të rëndë kanë imunitet më të
fuqishëm sesa ata që kanë patur simptoma të lehta, apo ata që nuk kanë patur
simptoma fare.

Për
të marrë disa përgjigje, shkencëtarët po ofrojnë testime gjaku për antitrupa
dhe proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar infeksionin. Testet në
fjalë synojnë të zbulojnë se kush ka qënë i infektuar, si individëd me simptoma
apo ata pa simptoma. Hulumtuesit pastaj do të kërkojnë të gjejnë përmes testeve
nivelin e antitrupave që duket se përbëjnë pragun e duhur për mbrojtje. Problem
tjetër është se shumë teste të tilla po shiten pa prova se funksionojnë ashtu
si duhet.

Kush rrezikohet?


nga fillimi janë dhënë paralajmërime se të moshuarit janë veçanërisht të
rrezikuar nga COVID-19. Po ashtu janë edhe individët e çdo moshe që kanë
probleme të caktuara shëndetësore, siç janë sëmundjet e mushkërive, problemet e
zemrës apo diabeti. Por të qënit i ri në moshë dhe i shëndetshëm nuk përbën
asnjë garaci. Shumë 20 apo 30 vjeçarë, e madje edhe fëmijë, infektohen dhe në
disa raste vdesin.

“Disa njerëz shpëtojnë mirë dhe disa të tjerë
humbasin luftën”,
tha Dr. Fauci për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Është
diçka më tepër se sa mosha dhe sëmundjet e tjera që kanë individët.”

Ka
shumë teori. Ndoshta ndryshimet gjenetike luajnë rol në mënyrën se si vepron
trupi ndaj këtij infeksioni, kryesisht reagimi tepër aktiv i sistemit imunitar,
që fajësohet për shumë vdekje.

Cilido qoftë problemi, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush do të jetë viktima. Dr. Fauci ka thënë se konkluzionet që do të dalin nga studimet do të jenë shumë të rëndësishme për të vëndosur nëse trajtimi të përqendrohet tek të sëmurët në gjendje të rëndë apo përpjekjet të drejtohen tek gjetja sa më e shpejt e të sapoinfektuarve.“Nëse ky virus vepron si të tjerët, është e rëndësishme që të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt”,tha zoti Fauci./Voa/Gazeta Ex p ress

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments