Veliaj thotë se sot e ka marrë në telefon Meta dhe Fatos Nano

- Advertisement -

Ditën e sotme është shembur godina e shkollës së mesme “Sami Frashëri” për tu rindërtuar nga e para.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë për mediat se brenda shtatorit të ardhshëm kjo godinë do të jetë gati.

- Advertisement -

Më pas Veliaj i ka habitur të gjithë duke u shprehur se pas këtij aksioni e kanë marrë në telefon shumë personazhe të njohur të cilët kanë ndjekur studimet në këtë shkollë dhe kanë kujtime aty.

Midis tyre është dhe ish-kryeministri Fatos Nano.

“Sot kam komunikuar duke filluar me dajën me Dash Shehin, me Presidentin Meta, me ish kryeministrin Fatos Nanon i cili më dha batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batutë e humor.

Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën. I premtova që do e ftojmë në inagurimin e shkollës së re”, tha Veliaj për Top Channel.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close