Vëllai i të arrestuarit për tentim vrasje ndaj avokatit Halilaj, para 3 vitesh kishte frikësuar shefin e OSHP-së në emër të Sami Lushtakut

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në lidhje me rastin e “vrasjes në tentativë” të avokatit Gazmend Halilaj para disa ditësh, ku ai kishte mbetur i lënduar.

Pas kësaj ka reaguar vet avokati Halilaj i cili ka bërë të ditur se personi i arrestuar apo vrasësi sic e quan ai është Ibrahim Lushtaku, familjarë i afërt i Sami Lushtakut, më saktësisht babai i tij e ka djalë të azhës Samiun.

- Advertisement -

Ibrahim Lushtaku i arrestuar sot për rastin e sulmit ndaj avokatit Halilaj më 14 prill të këtij viti është vëllai i Shaban Lushtakut i cili para 3 vitesh ishte arrestuar nga policia e Kosovës nën dyshimin për frikësim dhe kërcënim të shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina.

Shefi i OSHP-së, Blerim Dina, kishte denocuar në polici familjarin e Sami Lushtakut, Shaban Lushtakun dhe Nuri Sallahun se e kanë frikësuar duke e ndalur në rrugë pas orarit të punës në OSHP ku e kanë ndalur sic tregon ai në një nga rrugicat e kryeqyettit.

“Pasi kalova rrugën kryesore dhe u futa në një rrugicë, dy njerëz më ndaluan dhe më kapen për krahu. Ata dojshin me zor me më qu me pi kafe me Sami Lushtakun”, – kishte treguar Dina.

Por jo gjithçka kishte përfunduar me kaq pasi që Shaban Lushtaku se bashku me një person tjetër, pasi që biznesmeni Sallahu ishte larguar, kishin ndjekur Dinën nga pas deri në banesën e tij, ku pasi kishin marrë numrin e banesës ishin futur brenda.

Momentin e shkuarjes në banesën e Dinës e kishte përshkruar vet shefi i OSHP-së, ku Lushtaku dhe personin tjetër e kishin ftuar të dilte jashtë por që ky e kishte mbyllur menjëherë derën duke kërkuar ndihmën e fqinjve dhe të policisë së Kosovës.

Dina kishte deklaruar se nuk frikësohej se do ta dëmtonin shumë pasi që atyre ju duhej nënshkrimi për tendezës nga ai si shef i OSHP-së.

Vet Dina kishte deklaruar se ndihej i frikësuar nga Nuri Sallahu, Shaban Lushtaku dhe Sami Lushtaku, ku këta dy të fundit ishin familjarë të afërt.

Gjithë rasti atëherë kishte pasur të bënte me tenderin 21 milonësh që kishte fituar biznesmeni Nuri Sallahu për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan, por pas ankesave të kompanive ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës eksperti shqyrtues kishte rekomanduar anulimin e këtij tenderi.

Kjo si duket kishte aktivizuar Sallahut dhe Lushtakun që të fillojnë presionin mbi shefin e OSHP-së që të mos anulonte tenderin.

 

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close