Zbardhet plagosja e rëndë në Tropojë, kush është personi që po lufton për jetën

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Cërrnic në Tropojë, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shtetasi Sami Marticamaj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa është vënë në pranga një 39 vjeçar, me të njëjtat iniciale me personin e plagosur.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Policia e Tropojës kap dhe arreston autorin e dyshuar.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzim i krímit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht; A. L., 54 vjeç, banues në Bujan; R. V., 52 vjeç, banues në Bujan; R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrásja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krímit””, njofton policia.

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments