
Derbi i luajtur në ‘San Mames’ nuk ka treguar fitues.
Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga, shkruan lajmi.net.
Me rezultatin 1:1, skuadrat janë ndarë në paqe, në një ndeshje që kishte mjaft raste shënimi.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Iker Muniain, i cili kaloi Bilbaon në epërsi kur luhej minuta e 37’.
Reagimi i ‘Rojiblancos’ ishte i shpejtë. Ata realizuan pas vetëm dy minutave, me anë të Diego Costa, shkruan lajmi.net.
Me këtë barazim, Atletcio mbetet në kuotën e 46 pikëve për pozitën e gjashtë, kurse Bilbao qëndron në pozitën 10-të në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/