Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos lidhur me të ardhmen e tij. Dikush i akordon telenovelës së gjatë me Barcelonën përgjegjësinë e momentit të formës së “Demit”.

recoba-1-scaled-e1592221708703

Vetëm një goditje në portë dhe një dialog thuajse inekzistent në fushë me Lukakun. Shumë pak, mbi të gjitha për ato që argjentinasi tregoi në pjesën e parë të sezonit. Edhe Alvaro “Chino” Rekoba është rikthyer të flasë lidhur me të ardhmen e numrit 10 zikaltër për mikrofonat e “Oral Deportiva”.

recoba-inter-oferta-barcelona

Ish-fantazisti i Interit, i pyetur lidhur me Lautaron, ka folur kështu për të ardhmen e tij: “Në kohën time preferoja të luaja në Itali dhe jo Spanjë. Por, nëse më pyesni sot, do t’i këshilloja Lautaros të mos hezitonte të shkonte te Barcelona, sepse niveli i Barcelonës është mbi pjesën tjetër të futbollit botëror”.

PANORAMASPORT.AL


Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments