Të bukur në Napoli, por të eliminuar/ Konte tregoi rrugën, ja çfarë i duhet Interit

Jo, humbjet nuk bëjnë mirë. Ai është justifikimi i atyre që nuk arrijnë në finish, atyre që nuk arrijnë të qeshin e atëherë së paku evitojnë të qajnë. Interi nuk e fsheh dëshpërimin: Kupa e Italisë konsiderohej, përveçse një objektiv i arritshëm, nisjen ideale të një cikli fitues.

kONTE

Ja përse fytyrat e Antonio Kontes dhe drejtuesve, në aeroplanin e rikthimit në Napoli dhe që zbarkoi në Milano në 02:15, shfaqnin pakënaqësi, për më shumë pasi panë Juventusin një ditë më parë jo në maksimum, pra të mposhtshëm. Mbrëmja e “San Paolo”-s shfaqi edhe një herë një Inter që sërish nuk arriti të dilte nga kurthi i një sfide të madhe, vendimtare.

ANALOGJI – “Fitoret nuk arrihen nga sot nesër, mbi të gjitha nëse nuk i arrin prej nëntë vitesh”. Fjalët e Antonio Kontes të prononcuara pas eliminimit ishin shumë të qarta. Nënkuptoi se Interi po ndërton ende themelet. Megjithatë, nëse referimet janë Napoli në Kupë apo Lacio në kampionat, mund të ishte bërë më shumë. Në kuptimin që në të dyja rastet zikaltrit kanë pasur për një kohë të gjatë në duar fatet e ndeshjes.

Analogjitë nuk janë të rastësishme dhe tregojnë për një skuadër ende të pamësuar të luajë ndeshjet e niveleve të larta, të menaxhojë momentet e vështira dhe sfida që vlejnë për një trofe. Rritja teknike e Interit krahasuar me sezonin e kaluar nuk është në diskutim.

Po ashtu si niveli i rritur në nivelin individual nga shumë elementë të organikës. Por, në fund klasifikimi i kampionatit thotë që, duke fituar të dielën rikuperimin me Sampdorian, zikaltrit do të ishin gjashtë pikë prapa Juventusit. Ato pikë nuk janë gjë tjetër veçse fryti i dy ndeshjeve direkte të humbura. Çfarë nevojitet? Për të hedhur hapin vendimtar, duhen interpretues të ndryshëm. Përetej faktit se duhet të mësojë të jetë i madh me të voglat. Jo domosdoshmërisht më të aftë nga pikëpamja teknike, por sigurisht me një kurrikulum më fitues.

aNTONIO kONTE INTER

Ky koncept qëndronte brenda fjalëve të Kontes, me të cilat bashkohen edhe drejtuesit: ia kanë përsëritur trajnerit synimin për të përforcuar skuadrën, për të shtuar në grup elementë me eksperiencë. Rikthehen në mendje ato referime që Konte bëri duke marrë si shembull Sensin e Barelën nëntorin e kaluar, në mbrëmjen e Dortmundit.

Pika është gjithmonë e njëjta. Skuadra është rritur, por jo mjaftueshëm sa për të arritur të fitojë. Humbjet, për të dalë nga ngatërresa e cituar më sipër, ndihmojnë së paku për të certifikuar një problem. Se çfarë i mungon Interit është e qartë për të gjithë: në fushë në Napoli, lojtarë të mësuar me sfidat e mëdha ishin vetëm Jang, Mozes, Eriksen e Sançez. Për profile të tilla ka nevojë Interi.

SËRISH ARTURO – Marota në Torino ia doli eksperimentit me Patris Evranë. Kush mund të jetë Evra i Interit? Kur arsyetohet për lojtarë me eksperiencë, nuk mund të mos përmendet emri i Arturo Vidalit, që ka shprehur edhe gjatë orëve të fundit raportin e tij historik me Konten dhe që nuk është më i sigurt për qëndrimin në Barcelonë. Kiliani nuk është një prioritet zikaltër, sot. Megjithatë, emri i tij mbetet në “orbitën” interiste. Ja: në merkaton e ardhshme, që mund të transferojë Sandro Tonalin në Milano, Marota e Auzilio do t’i shtojnë skuadrës edhe lojtarë mbi 30 vjeç.

Në atë drejtim tani “topin” në duar e ka Stiven Zhang, që nga Nankini është vazhdimisht në kontakt me drejtuesit, si në planin e sigurisë “COVID”, po ashtu edhe për përshtypjet pas ndeshjeve. Nuk mjafton kënaqësia për lojën e bukur, Konte sezonin e ardhshëm dëshiron një nivel akoma më të lartë, sepse nuk mund të imagjinohet që vitin e ardhshëm të niset sërish pas Juventusit, në startin e sezonit.

Tabela

PRIORITETE – Prioriteti është të gjendet një partner i ri sulmi për Lukakun. Pasi sfumuan emrat më të përmendur, nga Mertens te Morata e Beloti, është rikthyer në aktualitet ai i Kavanit (vetë drejtori sportiv i PSG-së Leonardo tha se në fund të sezonit largohet). Kapitulli i mesfushës: Tonali është thuajse blerje e sigurt dhe do të jetë një copëz e rëndësishme për ndërtimin e Interit të ri.

Për të kompletuar repartin, Konte do të donte pikërisht edhe Vidalin, pa harruar rikthimin e mundshëm të Naingolanit, megjithëse mendohet se vetëm një nga dy të fundit, për nga karakteristikat, mund të afrohet. Në mbrojtje, ku është thuajse jashtë Godin, mbetet gjithmonë e hapur pista Marash Kumbulla, për të kompletuar një repart ku momentalisht titullarët janë Shkriniar-De Vraj-Bastoni.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL


Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments