Home Histori Butrinti 1982, dhe pak histori

Butrinti 1982, dhe pak histori

0
Butrinti 1982, dhe pak histori

Fotot: Rémy CAZALS – Për faqen Naishtedikur.info nga Kozma Borova

ipas Virgjilit, Butrinti u themelua nga Enea. respondence te gjate te tij me Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe ka sherbyer vazhdi-mishtsi strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti përmendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizimeve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Korfuzit.

Kushtet e mira gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te Butrintit ne shekujt e pare te e. s. Per here te pare Butrinti preu monedha bronzi ne kohen e Augustit, ku ne njeren prej tyre paraqitet perandori ne njeren ane e ne faqen tjeter nje ujesjelles. Deshmi e nivelit te zhvillimit te Butrintit janë edhe rrenojat e monumenteve antike dhe objekteve te ndryshme, te ruajtura nga ajo periudhe. Ne fillim te shek. I. e. s. u ndertua ujesjellesi 3 km. i gjate, qe furnizonte qytetin me uje nga burimet e fshatit Xare afer Butrintit. Ne kete kohe u rindertua edhe skena e teatrit. Te shumta ishin ndertimet publike e shoqerore si banjat dhe tempulli i Asklepit mbi rrenojat e nje tempulli me te vjeter.

Rreth shek. II e. s. u ndertua nje nymfe, qe furnizohej me uje nga ujesjellesi dhe gjimnazi prane Portes me Kulla. Dallohen ne kete periudhe nje sere banesash dhe ndertimesh te ndryshme, ku veçohet nje ndertese me atrium ne qendren e qytetit prane teatrit.

Gjate kesaj periudhe, u dendesuan shume ndertimet, te cilat shtriheshin deri ne buze te kanalit te Vivarit. Vazhdimesine e jetes deri ne Antikitetin e Vone e deshmon materiali arkeologjik i nxjerre nga germimet, ku vegohet shtresa kulturore e shek. lV e. s. Kjo shtrese pasqyron nje dendesim te ndertimeve, kurse numri i madh i monedhave te gjetura tregon nje intensifikim te zhvillimit te tregtise. Duke filluar nga shek. lll., Butrinti permendet ne itinerare te ndryshme rrugore me emra si Buthroto, Buthrotum etj.

Ne vitin 516 permendet si qender peshkopate, kurse ne periudhen e Justinianit permendet nga Hierokli midis 12 qyteteve te Epirit te Vjeter ne trajten Butrytos. Butrinti e ruajti rendesine ekonomike edhe ne Antikitetin e Vone, ndoshta edhe per faktin se u prek shume pak nga sulmet e barbareve e sidomos te goteve te Totiles, kur zbarkuan nga Korkyra ne Onhezem ne vitin 551. Ne Antikitetin e Vone, Butrinti njohu nje periudhe zgjerimi e lulezimi, gjate se ciles u realizua rindertimi i mureve mbrojtese te demtuara gjate viteve.

Monumente qe deshmojne zhvillimin e qytetit ne kete periudhe janë baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri u ndertua rreth mesit te shek. V. dhe perfaqeson traditat me te mira arkitektonike dhe artistike te Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndertua ne fundin e shek IV dhe ka qene e shtruar me mozaike.

Bazilika e Madhe u ndertua ne qytetin e poshtem ne shek VI dhe është nje ndertim madheshtor paleokristian. Fakti qe muret e saj janë ruajtur ne lartesine origjinale deri ne ditet tona, tregon vazhdimesine e perdorimit te monumentit deri ne shekujt e Mesjetes se Hershme./Naishtedikur.info

Fotot: Rémy CAZALS – Për faqen Naishtedikur.info nga Kozma Borova