Home Histori 1920, Nisja e punës së qeverisë në Tiranë, letra e parë iu drejtua SHBA-së

1920, Nisja e punës së qeverisë në Tiranë, letra e parë iu drejtua SHBA-së

0
1920, Nisja e punës së qeverisë në Tiranë, letra e parë iu drejtua SHBA-së

Nga Kastriot Dervishi

Mbledhja e parë e qeverisë në Tiranë u bë më 12.2.1920. Mbledhja u drejtuar nga zëvendësisht kryeministri Eshref Frashëri. Kanë nënshkruar vendimin përveç drejtuesit, ministrat e pranishëm: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Sotir Peci.

Rendi i ditës ishte:

1-Nëshkrimi i akteve të Lushnjës nga delegatët e Shkodrës, Lezhës dhe Gashit, për më 13.2.1920.

2-Bisedimim mbi çështjen e Durrësit. U vendos t’u shkruhej qeveritarëve të krahinave ku bashkë me vendimet e kongresit t’u kërkohej dorëzimi i administratës, financave dhe arkivave.

3-Komunikimi shteteve të tjera mbi ndryshimin e qeverisë dhe vendosjen e saj në Tiranë. Konkretisht për këto shtete: SHBA, Britani e Madhe, Itali, Francë, Turqi, Zvicër, Jugosllavi, Rumani, Bullgari, Greqi dhe Japoni. Renditja e SHBA-së nuk ishte e rastësishme. Por pikërisht për rolin vendimtar të këtij shteti në moscopëtimin e Shqipërisë.

Vendimi i parë i nënshkruar në Tiranë, si dhe modelet e vulave për administratën, për Këshillin e Naltë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme

4-Shpallja e vendimit të qeverisë për prefekturat e katunderitë, fillimi i punës së qeverisë dhe njoftimi për Tiranën kryeqytet.

5-Rregullimi i postave midis Tiranës e Shkodrës.

6-Betimi i qeverisë përpara Këshillit të Naltë.

7-Bisedë për ngritjen e rrethimit ushtarak. U vendos që Hoxha Kadri t’i bënte letër kryekomandantit italian për heqjen e rrethimit.

8-Për hartimin e vulave të administratës.

9-Për kompetencat e kabinetit e të ministrive. Për këtë çështje u caktua ministri i Drejtësisë Hoxha Kadri.

Pas dy ditësh, qeveria caktoi pagat e administratës:

-Regjentët, 2.000 lireta italiane, plus 10%

-Kryeministri, 1.700 lireta italiane, plus 20%

-Ministrat, 1.500 lireta italiane, plus 20%

-Kryedrejtorët, 1.100 lireta italiane, plus 25%

Burimi: 55News.al