Home Histori ARENA 2,700-VJEÇARE, Kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!

ARENA 2,700-VJEÇARE, Kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!

0
ARENA 2,700-VJEÇARE,  Kemi amfiteatrin më të madh në Ballkan!

Ndërtuar 19 shekuj më parë, për amfiteatrin e Durrësit, kishte prova edhe para zbulimit nga arkeologët. Njëra prej tyre, ishte edhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, në lidhje me luftimet e gladiatorëve në amfiteatër.

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966, nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit kur kanë nisur dhjetëra ekspedita kërkimore-shkencore, shqiptare dhe të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970, duke detyruar zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private, për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.

Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.

Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike, nga Roma deri në Budapest dhe Lion.

Pas viteve ’90-të një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës, pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.

Burimi: Konica.al