Home Kuriozitete Franca do të shesë orendi antike për të financuar spitalet

Franca do të shesë orendi antike për të financuar spitalet

0
Franca do të shesë orendi antike për të financuar spitalet

Franca do të shesë disa nga orenditë antike që zotëron për të financuar spitalet e gjendura në vështirësi.

The Mobilier National, koleksioni kombëtar i orendive, po përpilon një listë me objekte në magazinim që do dalin në ankand në shtator.

Nuk dihet ende çfarë do të shitet dhe zyrtarët nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, por mediat franceze raportojnë se do të përzgjidhen 100 objekte të shekullit të 19, veçanërisht gjatë sundimit të Louis-Philippe I mes 1830 dhe 1848.

Shitja e objekteve që janë pjesë e një koleksioni kombëtar nuk është e padëgjuar, por është hera e parë që dalin në treg një numër kaq i madh në të njëjtën kohë.

Ankandi, i cili po organizohet “për të kontribuuar në përpjekjen kombëtare për të ndihmuar spitalet,” do të mbahet në Journées du Patrimoine (ditët e trashëgimisë) gjatë fundjavës së 20-21 shtatorit. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Foundation for Paris Hospitals and French Hospitals, presidente e të cilit është zonja e parë, Brigitte Macron.

Hervé Lemoine, drejtori i Mobilier National, tha se do të përzgjidhen orendi që kanë pak vlerë dhe që s’janë përdorur nga ndokush me rëndësi të veçantë. Kuratorët e organizatës duhet të bien dakord unanimisht mbi objektet që duhet të zgjedhin për të shmangur konfliktet, tha Lemoine për Le Figaro.

Mobilier National, që ka mobiluar godinat zyrtare përfshirë Palltin Élysée, zotëron më shumë se 130 mijë qilima, llambadarë, karrige, qeramika, porcelanë, mobilje, tavolina dhe objekte të tjera. Një vit më parë, ata publikuan detajet e 78 mijë objekteve pasi u kritikuan nga llogaritarët e shtetit mbi mënyrën si menaxhonin koleksionin.