Home Sporti Vendor Prishtina merr kreun e tabelës pas fitores në Vushtrri, John lojtari i ndeshjes

Prishtina merr kreun e tabelës pas fitores në Vushtrri, John lojtari i ndeshjes

0
Prishtina merr kreun e tabelës pas fitores në Vushtrri, John lojtari i ndeshjes

Prishtina ka marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Prishtinës ka marrë kreun e tabelës në kampionatin kosovar të futbollit, duke mposhtur sot skuadrën e Vushtrrisë me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Më i miri në këtë takim ishte Otto John, i cili regjistroi veten dy herë në listën e realizatorëve.

Ishte fillimisht minuta e 11’ kur John dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë Prishtinës epërsinë, pas një numri të madh aksionesh në minutat e parë.

I njëjti lojtar doli në skenë edhe në minutën e 34’, për t’i dhënë goditjen e nokautit vendasve.

Me këtë fitore, Prishtina shkon tashmë në 47 pikë, dhe merr kreun e tabelës, së paku deri në ndeshjen e ardhshme të Dritës, kur luan me Trepçën 89.

Kryeqytetasit tashmë numërojnë 2 pikë më shumë sesa Drita e Ballkani, kurse pesë më shumë sesa Gjilani, këta të fundit që gjithashtu kanë një lojë për të luajtur. /Lajmi.net/