Home Sport LIVE| Elbasani-Turbina/ Katër gola në pjesën e dytë, realizon edhe Koldashi (VIDEO)

LIVE| Elbasani-Turbina/ Katër gola në pjesën e dytë, realizon edhe Koldashi (VIDEO)

0
LIVE| Elbasani-Turbina/ Katër gola në pjesën e dytë, realizon edhe Koldashi (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Elbasan Arena”, derbi i mbijetesës mes Elbasanit dhe Turbinës. Verdheblutë e Leshanakut, kanë dalë të mundur në dy ndeshjet e para, ndaj do të kërkojnë revanshin në sfidën e sotme.

Supergoli i Peqinit logo

FOTO: P.PASHOLLARI

Një trepikësh do t’i largonte ata nga fundi, teksa do të thyenin edhe një tabu për këtë sezon, atë të dy fitoreve radhazi. Fitorja ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë duket se e ka ngritur moralin në kampin elbasanas dhe shpresat për fitore janë të mëdha.

Nga ana tjetër edhe cërrikasit do të luajnë gjithçka për gjithçka, në një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar.

LIVE: ELBASANI-TURBINA 3-2

Nuri 51′, Karati 57′, Nuri 58′  / Peqini 28′, Koldashi 88′  

RASTET: 

88′ GOOOL TURBINA 3-2/ Koldashi ngushton diferencën, duke shënuar me kokë me portën e boshatisur. 

78’ Turbina humbet një 11-metërsh me anë të sulmuesit Levendi, i cili godet shumë keq, duke ia dorzuar topin në duar portierit Moli.

58’ GOOOL ELBASANI 3-1/ Tjetër gol në “Elbasan Arena”, Nuri dhuron spektakël dhe trefishion rezultatin në harkun e pak sekondave.  Mbrojtësit e Turbinës thuajse inekzistentë dhe me veprime të çuditshme në zonë, Elbasani shënon dy herë për një minutë me një lehtësi të paparë.

57’ GOOOL ELBASANI 2-1/ Pas një mori rastesh të shpërdoruara, Elbasani përmbys rezultatin me anë të futbollistit Karati. Në festë vendasit.

51′ GOOOL ELBASANI 1-1/ Barazohen më në fund shifrat. Pas shumë raste të shpërdoruara, Nuri rregullon shënjeshtrën duke tundur rrjetën e Hasanjt. 

50′ E pabesueshme sa shumë raste shpërdorojnë vendasit e Elbasanit. Kësaj here ishte Peposhi, i cili doli i vetëm me portierin, por gaboi, duke gjuajtur në qender, teksa topi u ndal me këmbë nga Hasanaj.

47′ Pjesa e dytë starton me rritëm të lartë. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e barazimit, por mungon saktësia përpara portës.

Përfundon pjesa e parë!

33′ Penallti e dyshimtë për Elbasanin, Balla gabon nga 11-metra, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hasanaj.

28′ GOOOL TURBINA 0-1/ Supergol nga goditja e dënimit. Peqini ndëshkon qytetin e tij të lindjes! Tronditen vendasit! 

16′ Dominim absolut i Elbasanit, kësaj here është Nuri, që futet bukur brenda zonës, provon me të djathtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

13′ Tjetër mundësi e pashfytëzuar për vendasit. Goditja e Ballës në afërsi të pikës së penalltisë është shumë e lehtë dhe e gabuar.

9′ Peposhi shpërdoron një rast të artë shënimi, i vetëm përballë portierit Hasanaj. Rast i artë për vendasit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Elbasani

Turbina

PANORAMASPORT.AL