Home Liga Italiane Arrihet akordi te skuadra e Bologna – do të ketë reduktim në paga

Arrihet akordi te skuadra e Bologna – do të ketë reduktim në paga

0
Arrihet akordi te skuadra e Bologna – do të ketë reduktim në paga

Skuadra e Bologna ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Bologna ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin, trajnerin dhe stafin, për reduktim në paga, përcjell lajmi.net.

Si pasojë e Covid-19, e cila përcillet me një krizë ekonomike për skuadrat, lojtarët janë pajtuar që të reduktojnë pagat për muajin e ardhshëm.

Një gjë të tillë kanë arritur ta bëjnë edhe skuadra si Juventus, Barcelona e plot skuadra të tjera të mëdha.

Presidenti i Bologna, Joey Saputo, ka falënderuar lojtarët dhe stafin për këtë vendim. /Lajmi.net/