Home Sport Para finales së Kupës së Italisë, Juventus merr lajmin e keq

Para finales së Kupës së Italisë, Juventus merr lajmin e keq

0
Para finales së Kupës së Italisë, Juventus merr lajmin e keq

Juventus me tri mungesa në finalen e Kupës së Italisë.

‘Zonja e vjetër’ do të synojë trofeun e Kupës së Italisë, në finalen e 17 qershorit, në përballjen me Napoli.

Për këtë ndeshje, Maurizio Sarri nuk mund të llogarisë në shërbimet e tre lojtarëve të tij.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Aaron Ramsey nuk do të jenë në dispozicion për teknikun italian, transmeton lajmi.

Finalja e Kupës së Italisë do të luhet në ‘Stadio Olimpico, pra në Romë, në kryeqytetin e Italisë.

Juve shihet favorite e lehtë në letër, por në një finale, fusha e blertë nuk lejon të flitet për favoritët.