Home Liga Angleze Skuadra angleze në bisedime me Thiago Silva

Skuadra angleze në bisedime me Thiago Silva

0
Skuadra angleze në bisedime me Thiago Silva

Everton tashmë ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Thiago Silva për një transferim të lirë.

Silva do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi të përfundojë Liga e Kampionëve këtë verë, që u konfirmua dje nga drejtori sportiv Leonardo, përcjell lajmi.net.

Milani mund të bënte lëvizje për ish-mbrojtësin e tyre, por eksperti i transferimit, Nicolo Schira paralajmëron se Everton ka marrë një epërsi të hershme.

Sipas Schiras, prania e Carlo Ancelottiit te Everton mund të ishte vendimtare për të mposhtur konkurrencën e ekipeve tjera.

Megjithë që mbush 36 vjeç në shtator, braziliani ka luajtur 30 herë për PSG këtë sezon, duke fituar titullin e tij të shtatë të Ligue 1. /Lajmi.net/