Vrioni po përjeton një ëndërr, Sarri e grumbullon edhe për finalen e Kupës së Italisë

 

Sulmuesi i Kombëtares, as në ëndrrën më të çmendur nuk e kishte imagjinuar që nga Seria C, ku aktivizohej pak kohë më parë, fati t’i dhuronte një dhuratë tepër të çmuar, siç mund të jetë ajo e Kupës së Italisë.

Vrioni

Futbollisti shqiptar, do të jetë në dispozicion të trajnerit Sarri, në finalen e nesërme ndaj Napolit, që do të zhvillohet në “Olimpico”. 21-vjeçari këto ditë post-karantine, ka pasur shansin të stërvitet me yje të mëdhenj të futbollit, si Ronaldo, Dibala, Higuain, etj.

Vrioni

Kujtojmë që kjo është ftesa e dytë për Vrionin në listën e ekipit A, pasi një të tillë e mori disa ditë më parë në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Milanit. Në atë takim mungonte argjentinasi Higuain, edhe pse “El Pipita” është rikthyer për ndeshjen finale, trajneri Sarri, i ka besuar sërish Vrionit, duke e mbajtur në listën e lojtarëve të grumbulluar.

EapXcrHXsAAT0QL (1)

Një lajm ky tepër pozitiv, që mund t’i shërbejë shumë futbollistit shqiptar në të ardhmen. Edhe pse shanset për një debutim në finale, janë të pakta, gjithsesi në rast se Juventusi arrin të fitojë Kupën e Italisë, Vrioni do të ketë shansit të marrë një medalje tepër të çmuar.

PANORAMASPORT.AL


Most Popular

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 26 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 26 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

Keni mungesë hekuri në organizëm, këto ushqime e posedojnë atë

Ushqimet që hamë influencojnë ndjeshëm hekurin që trupi arrin të përthithë për të plotësuar nevojat e tij. Doza e rekomanduar ditore e hekurit është 7–18 mg për...

Horoskopi ditor për nesër, e premte 25 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e premte 25 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

E tmerrshme: Gjendet një mi gjigant në Meksikë

Një “krijesë” misterioze u nxor nga kanalizimet pas një periudhe shiu masiv në Mexico City. “Miu gjigant” ishte pjesë e 22 ton mbeturinave të tërhequra...

Recent Comments