Rrëfimi shokues i futbollistit argjentinas/ U vonua në stërvitje se e rrëmbyen alienët

Ish-futbollisti argjentinas Guilermo Marino pretendon se ai është rrëmbyer nga alienët. Marino e ka zhvilluar karrierën kryesisht në vendin e tij të lindjes Argjentinë.

marinoooo

Pak para fundit të karrierës ai i bëri një rrëfim shokues shokëve të tij të skuadrës duke pretenduar se ishte rrëmbyer nga alienët. Lorenzeti një ish-shok skuadre me Marinon thotë:

“Guilermo një ditë erdhi vonë në stërvitje duke pretenduar se arsyeja e vonesës ishte se ai ishte rrëmbyer nga alienët. Ai na dha neve çdo shpjegim sesi alienët e kishin rrëmbyer.

Ka lojtarë që mund të gënjejnë por Guilermo nuk është nga ata tipa. Ai është vërtet i çiltër, të gjithë e njohin atë”, përfundoi ish-shoku i skuadrës me Marinon.

Tani Marino është 39-vjeç dhe mënyra sesi e ka shpjeguar rrëmbimin e tij nga alienët ka bërë që shumë shokë skuadre ta besojnë.

Kujtojmë që disa vite më parë një tjetër argjentinas pretendoi se ishte rrëmbyer nga UFO-t, bëhet fjalë për legjendën Diego Armando Maradona. Histori sa të çuditshme, aq edhe të dyshimta.

PANORAMASPORT.AL

 


Most Popular

Horoskopi ditor për nesër, e diel 27 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e diel 27 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 26 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 26 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

Keni mungesë hekuri në organizëm, këto ushqime e posedojnë atë

Ushqimet që hamë influencojnë ndjeshëm hekurin që trupi arrin të përthithë për të plotësuar nevojat e tij. Doza e rekomanduar ditore e hekurit është 7–18 mg për...

Horoskopi ditor për nesër, e premte 25 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e premte 25 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

Recent Comments