EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes nga ish-trajneri që u shpall kampion me Partizanin, vetëm 3 muaj pas nënshkrimit të saj. Këtë informacion, gazeta e konfirmon edhe me anë të menaxherit të futbollit, Ilir Halili.

Gega

Skënder Gega duke festuar titullin kampion me Partizanin pas 26 vitesh

Ky i fundit ishte edhe personi që mundësoi kontratën mes Gegës dhe ekipit jordanez. “Është ndërprerë marrëveshja mes Al Faisaily në Jordani dhe trajnerit Skënder Gega për shkak të situatës globale që ka krijuar pandemia COVID-19, e cila e bën të pamundur kthimin e tij në Jordani. Edhe pse Gega u largua nga Jordania me lejen e klubit drejt Amerikës, nëpërmjet një avioni që riatdhesonte nënshtetasit amerikan, tani është bërë e pamundur që trajneri Gega të udhëtojë nga USA drejt Jordanisë sepse aeroportet vazhdojnë që të jenë të mbyllura.

gega

Skënder Gega me menaxherin Halili në momentin e nënshkrimit të kontratës me ekipin jordanez

Jo vetëm kaq, por edhe nëse do të kishte ndonjë mrekulli, prapë Gega do t’i nënshtrohej rregullave të shtetit jordanez. Bëhet fjalë për të qëndruar 17 ditë në karantinë dhe 14 ditë të tjera pasuese në vetëizolim në shtëpi. Për këto arsye kemi rënë dakord të dyja palët që të ndërpritet marrëveshja e bërë, e firmosur para 3 muajsh”, është shprehur menaxheri Halili për “Panorama Sport”, referuar situatës së Gegës me skuadrën jordaneze.

PANORAMASPORT.AL


Most Popular

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 26 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 26 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

Keni mungesë hekuri në organizëm, këto ushqime e posedojnë atë

Ushqimet që hamë influencojnë ndjeshëm hekurin që trupi arrin të përthithë për të plotësuar nevojat e tij. Doza e rekomanduar ditore e hekurit është 7–18 mg për...

Horoskopi ditor për nesër, e premte 25 shtator 2020

Ky është horoskopi për ditën e premte 25 shtator 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si...

E tmerrshme: Gjendet një mi gjigant në Meksikë

Një “krijesë” misterioze u nxor nga kanalizimet pas një periudhe shiu masiv në Mexico City. “Miu gjigant” ishte pjesë e 22 ton mbeturinave të tërhequra...

Recent Comments