Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kërkuar të pajisen me bileta për të parë ndeshjen finale të Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors, e cila do të zhvillohet në Evropë, në “Santiago Bernabeu”.

E shtyrë për dy javë dhe e zhvendosur larg Amerikës Jugore për shkak të trazirave para se ndeshja e kthimit të luhej në “Estadio Monumental”, kjo duket të jetë ndeshja që të gjithë duan ta shohin në stadium, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka kërkuar bileta Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse ai do ta shfrytëzojë ndonjëherën prej tyre.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar bileta Real Madridit, dikur klubit të tij.

Ndeshja e parë në Boca përfundoi me barazim 2-2 dhe fituesi i Copa Libertadores do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Madrid. /Express/