Home Blog Page 1799

​Mourinho e sfidon Pogban ta tregojë potencialin e tij ndaj Valencias

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka sfiduar yllin e skuadrës së tij, Paul Pogban, t’ua dëshmojë të gjithëve sa i mirë është në ndeshjen kundër Valencias të mërkurën, në Ligën e Kampionëve.

Kampioni botëror, Pogba, i cili u kthye në Manchester Unitedi për 100 milionë euro në vitin 2016, mbeti në bankën rezervë në ndeshjen e djeshme kundër Fulhamit. Edhe ndeshjen paraprake, Pogba ishte lënë në stol, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në konferencën për shtyp pas fitores së djeshme me rezultat 4-1, Mourinho ka bërë të ditur se Pogba do të startojë në ndeshjen e mesjavës, kundër Valencias në Spanjë. “Djajtë e kuq” tanimë e kanë siguruar kualifikimin nga Grupi H në fazën e eliminimeve direkte.

“Ai e ka potencialin për të qenë një lojtar fantastik. Kundër Valencias, ai do të startojë dhe do ta ketë një ndeshje fantastike dhe do t’ua dëshmojë të gjithëve se sa i mirë është”, ka thënë strategu portugez.

Mourinho dhe Pogba janë përleshur disa herë gjatë këtij sezoni. Një nga këto raste ishte zënë në kamera gjatë seancës stërvitore, ku shiheshin qartazi këta të dy duke e zënë në shtator. Kur u pyet pse mungoi në ndeshjen kundër Fulhamit, Mourinho tha se Pogba duhet të luajë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të skuadrës.

“Ai duhet të luajë me të njëjtin mentalitet si pjesa tjetër e skuadër. Kur jep gjithçka për klubin, je më afër të qenit një skuadër më e mirë. Duhet të jesh profesionist i mirë, të japësh gjithçka për klubin, jo siç thonë të tjerët, për trajnerin”, shtoi Mourinho.

“Lojtarët e kuptojnë se kur 11 lojtarë luajnë së bashku, luftojnë së bashku, punojnë së bashku si një skuadër, ne mund të jemi një ekip shumë më i mirë”. /Gazeta Express/

​Guardiola: Duam të jemi kampionë, jo të pamposhtur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë se ai nuk është zhgënjyer nga disfata e mbrëmshme kundër Chelseat, pasi që synimi i tij për këtë sezon ishte të bëhet kampion dhe jo ta ketë një skuadër të pamposhtur.

Skuadra e Sarrit ia shkaktoi Manchester Cityt disfatën e parë këtë sezon, përmes dy golave të shënuar nga N’Golo Kante dhe David Luiz. Kjo disfatë bëri që City të bie në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, në konferencën për shtyp pas kësaj ndeshje, Guardiola insistoi se ai nuk synonte ta ketë një skuadër të pamposhtur këtë sezon, por kërkon që skuadra e tij të kthehet përsëri në kreun e tabelës së Premierligës.

“Të gjithë më pyesin mua për këtë gjë, unë thashë se kjo nuk kishte për të ndodhur. Nuk jemi këtu për të qenë të pamposhtur, jemi këtu për t’u bërë kampionë. Nuk ka rëndësi”, ka thënë Guardiola.

“Ne duam ta arrijmë një pikë më shumë se kundërshtarët tanë. Tani, në këtë moment, Liverpooli është më i mirë se ne. Jemi në dhjetor, nëse më pyesni se a mundet Liverpooli ta fitojë titullin e Premierligës, unë do të thosha po”.

“Nëse më pyesni nëse Tottenhami, Arsenali ose Chelsea mund ta fitojnë titullin e Premierligës, unë do të thosha po. Nuk ka asnjë sport në botë ku vetëm një skuadër ose vetëm një lojtar fiton gjithçka”. /Gazeta Express/

Befason ylli i Man Utd: Më mungon Serie A

Ylli i Manchester United duket se po ndjenë mall për kohën e tij në Serie A.

Matteo Darmian është shprehur krenarë të luaj në Manchester United, mirëpo ka thënë se po i mungon Italia.

Këto fjalë të mbrojtësit të djathtë kanë nxitur Juventusin, Interin, Napolin dhe Romën të monitorojnë situatën e tij.

29 vjeçari ka pasur paraqitje stabile me United që nga kalimi i tij në “Old Trafford”, kur kaloi për shumën e 18 milionë eurove.

“Duhet të them se me të vërtetë më mungon Serie A dhe Italia” ka thënë Darmian, për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

“E di se jam në një prej klubeve më të mira në botë dhe jam krenarë për këtë, mirëpo më mungon Italia”, ishin fjalët e mbrojtësit italian.

Ai më tutje ka thënë se synon rikthimin e tij në skuadrën kombëtare dhe pret ftesën e Roberto Mancinit.

Darmian është një nga të preferuarit e Jose Mourinhos, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk ka gjetur minutat e kërkuara. /Lajmi.net/

Më në fund vjen dita e finales së shumëpritur River Plate – Boca Juniors

Një finale e shtyrë, përplasje, trazira, futbollistë të dëmtuar, por tashmë shpresohet se gjithçka do të jetë gati për të vendosur se kush do të jetë kapioni i Copa Libertadores.

River Plate-Boca Juniors është një nga ndeshjet më të zjarrta në planet dhe për herë të parë do të luhet jashtë Buenos Airesit. “Santiago Bernabeu” në Madrid është gati të mirëpresë këtë supersfidë, me tifozët anembanë botës që do t’i ngulin sytë drejt dy ekipeve më të përfolura javët e fundit.

Pas shumë diskutimeve, ku njerëz nga e gjithë bota kanë kontestuar vendimin e zhvillimit të finales jashtë Buenos Aires, spektakli pritet të jetë i garantuar. “Millonarios” dhe “Xeneizes” do të kërkojnë të ngrejnë lart trofeun e Copa Libertadores, ndoshta më të rëndësishmin vitet e fundit, për shkak edhe të rivalitetit të zjarrtë mes dy prej klubeve më armike të Amerikës Latine.

Takimi i parë në “Bombonera” u mbyll në barazim 2-2, ku për Bocan shënuan Abila dhe Benedetto, ndërkohë River barazoi dy herë rezultatin me anë të Prattos dhe një autogol të Izquierdoz.

Pritshmëritë janë të mëdha. Pavarësisht rezultatit të parë, në të tilla ndeshje nuk ka asnjëherë një favorit kryesor. “Superclasico” në Argjentinë është më shumë se një ndeshje futbolli, është ndeshja e një jete. Dhe kur është finale, vlen akoma më shumë se aq. Emocionet janë të garantuara dhe gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën i mbetet për të shijuar këtë supersfidë./SS/

Messi modest si gjithmonë: Pata fat në golat nga goditja e lirë

Lionel Messi ka folur me modesti për dy golat e tij madhështore në fitoren e Barcelonës 4-0 ndaj Espanyolit të shtunën në derbin katalonas në La Liga.

Messi i shënoi dy gola fantastikë nga goditja e lirë dhe dhuroi një asist në një natë magjike në fitoren 4-0 ndaj Espanyolit në La Liga, por insistoi se pati shumë fat në realizimin e golave, transmeton Gazeta Express.

Legjenda braziliane e futbollit Pele e kritikoi Messin ditë më parë, duke e quajtur lojtar që posedon vetëm një aftësi.

Reagimi i Messit ishte fantastik edhe pse ai e quajti fat magjinë që dhuroi mbrëmë me ato dy supergola.

“Përpiqem ta ndjek rutinën e zakonshme, duke goditur në të njëjtën mënyrë, në mënyrë që të shkojë mirë”, tha Messi pas ndeshjes.

“Herëve tjera, kam shumë goditje dënimi por dështoj të shënoj. Isha më fat që i shënova dy gola”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Solari insiston se Real Madridi do të luftojë për titull në La Liga

Liderja Barcelona mund ta ketë një epërsi prej tetë pikëve ndaj Real Madridit të renditur në vendin e pestë në La Liga, por trajneri Santiago Solari insiston se “Los Blancos” ende kanë mundësi ta fitojnë titullin.

Real Madridi do të përballet me Huescan në takimin e sotëm të La Ligës dhe fitorja eventuale do ta ulte epërsinë në rivalit, Barcelonës, në vetëm pesë pikë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam dyshime se do të kërkohet maksimumi nga ne që nga minuta e parë”, tha Scolari në konferencë për media para ndeshjes.

“Duhet të bëjmë përpjekje, të jemi serioz në mbrojtje dhe agresiv në sulm. Do të luftojmë për titull në ligë deri në fund”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Pamje nga kryevepra e Lionel Messit mbrëmë ndaj Espanyolit

Lionel Messi është i famshëm për të qenit vetëmohues, por edhe ai duhet të jetë habitur kur e ka parë veten të renditur në vendin e pestë në votimin për Topin e Artë në fillim të kësaj jave.

Superylli i Barcelonës, i cili e ka fituar këtë çmim prestigjioz më shumë se çdo futbollist tjetër në histori me përjashtim të Cristiano Ronaldos, mori më pak vota se fituesi i këtij viti Luka Modrici, Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte hera e parë që prej vitit 2006 që Messi, i cili i ndihmoi Barcelonës ta fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Super Kupën e Spanjës këtë vit, lihet jashtë top treshes në Topin e Artë.

Megjithatë, përfaqësuesi argjentinas e bëri Topin e Artë 2018 të dukej qesharak me paraqitjen e tij ndaj Espanyolit të shtunën mbrëma.

Messi pati një paraqitje magjike duke e frymëzuar Barçën drejt triumfit 4-0 ndaj rivalit katalonas.

Gazetari Andy Mitten, i cili e ka përcjell Messin nga afër gjatë karrierës së tij të bujshme, shkroi në Twitter pas pjesës së parë: “Nuk e mbaj në mend një pjesë të parë më të mirë nga Messi. Është për t’u habitur çfarë paraqitje e mirë”.

Messi nuk e uli ritmin as në pjesën e dytë.

Pasi e kishte shënuar një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë dhe kishte dhuruar një asist për Ousmane Dembelen në pjesën e parë, Messi realizoi edhe një tjetër gol nga goditja e lirë në pjesën e dytë.  /Gazeta Express/

Gjashtë muaj pa legjendën Fadil Vokrri

​Sot janë bërë gjashtë muaj nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili me punën gjatë karrierës së tij ka lënë gjurmë të thella në këtë sport.

Ish-futbollisti dhe ish-kryetari i FFK-së Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti pas një sulmi në zemër, dy vite pasi e kishte anëtarësuar Kosovën në dy organet kryesore qeverisëse të futbollit ndërkombëtar, FIFA dhe UEFA, shkruan Gazeta Express.

Për ta nderuar figurën e tij me rastin e gjashtëmujorit të vjetorit, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 12:00 do të bëhen homazhe te varri i tij.

Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollit me Llapin, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.

Vokrri e shtroi rrugën për suksesin e treguar në Ligën e Kombeve, ku Kosova u promovua nga Liga D në Ligën C dhe e siguroi një vend në play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian. Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016. /Gazeta Express/

Granit Xhaka: 21 ndeshje pa humbje, s’jemi normal

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka shprehur lumturinë e tij me ecurinë e përkryer të Arsenalit prej 21 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e zakonshme.

Xhaka, i cili mungoi në fitoren e Arsenalit 1-0 ndaj Huddersfieldit të shtunën, foli për BBC për ecurinë e “Topçinjve”, si dhe e lartësoi Lucas Torreiran për golin e tij fantastik me gërshërë që ia siguroi tri pikë tjera skuadrës së tij, transmeton Gazeta Express.

Para se ta mposhte Huddersfieldin 1-0 me golin e Torreiras, Arsenali e mundi Tottenhamin në derbin londinez dhe më pas barazoi me Manchester Unitedin në Premierligë, duke grumbulluar shtatë pikë nga tri ndeshje të rëndësishme.

“Mendoj se ai dëshiron të bëhet si Aubameyang dhe Lacazette!”, tha me shaka mesfushori kosovar i Zvicrës për Torreiran.

“Ishte një javë e përkryer për ne. Fitore ndaj Tottenhamit në shtëpi, barazim me Manchester Unitedin në udhëtim dhe sot fitore. Mendoj se është perfekt për ne”, tha Xhaka.

“Ende kemi shumë gjërat për t’i përmirësuar, natyrisht, por mund të jemi të lumtur. Nuk është normale të shkosh 21 ndeshje pa humbje”, shtoi ai. /Express/

​Reagimi brilant i tifozët të Barçës ndaj kritikave që Pele ia bëri Messit

Një tifoz i Barcelonës e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për t’iu përgjigjur kritikave të Peles ndaj yllit të klubit katalonas, Lionel Messit. Tifozi, i cili e përdor llogarinë @PCRV22, e ka bërë një listë postimesh të titulluar “Pele: Mashtruesi më i madh në historinë e futbollit”.

Braziliani 78-vjeçar e kishte kritikuar Messin duke thënë se ky i fundit nuk duhet të konsiderohet me të dhe Diego Maradonën, pasi që e ka vetëm një aftësi dhe varet më shumë se që duhet nga këmba e tij e majtë, transmeton Gazeta Express.

“Pikë së pari, Pele nuk i ka shënuar 1283 gola, 526 nga këto gola i kishte shënuar në ndeshje miqësore jozyrtare dhe ndeshje të turneve të ndryshme. Ai madje i llogariste edhe ndeshjet që i luajti gjatë kohës kur ishte ushtar në turnetë që mbaheshin nga ushtria. Ai i ka shënuar vetëm 757 gola në 812 ndeshje zyrtare. Mirëpo, kjo është mjaft mbresëlënëse ende, apo jo? JO”, shkruan tifozi i Barcelonës në Twitter.

“Pse? Sepse nëse e shikoni rezultatin përfundimtar, do ta vëreni se sa shumë dallim kishte mes ekipeve në ndeshjet kur Pele i shënonte më shumë se 3 gola. Mund ta shihni se ekipi i Peles i fitonte ndeshjet me rezultat si 11-0”.

“Nëse i shikoni klubet kundër të cilave ka luajtur, do t’i vëreni klubet si Nacional, Juventus dhe Botafogo, por këto nuk janë klubet e vërteta nga Uruguai dhe Italia, por janë klube më të njëjtin emër që kanë luajtur në një turne lokal të regjionit, Campeonato Paulista”.

“Para vitit 1971, Santosi kishte luajtur në këtë turne lokal, pasi që nuk ekzistonte ende asnjë ligë zyrtare e Brazilit. 470 nga golat e Peles u shënuan ndaj kundërshtarëve të dobët në garat lokale”.

“Kur ai luajti në një ligë të nivelit të lartë për Santosin, ai i shënoi vetëm 34 gola në 84 ndeshje, me një mesatare prej vetëm 0.4 golave në ndeshje, statistikë kjo e tmerrshme. Pele është më afër Giroudit sesa Messit, pasi që ai kishte një mesatare prej 0.44 golave në ndeshje për Arsenalin”.  /Gazeta Express/