Home Blog Page 1804

Icardi ishte afër ta shënonte golin më të shpejtë në histori të Series A, shtylla e ndaloi

Ndeshja Inter – Napoli e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje ishte e tensionuar, por edhe me shumë raste shënimi nga të dyja anët.

Më të filluar ndeshja, Interi ka mundur të kalojë në epërsi.

Dhe kjo fal kapitenit të tyre, Mauro Icardit, i cili gjuajti bukur nga mesi i fushës.

Goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla edhe pse portieri Alex Meret u përpoq që ta ndiqte topin.

Topi arrit nga mesi i fushës te shtylla për 4 sekonda, që nëse do të ishte gol, do të ishte më i shpejti në histori të futbollit italian.

Kjo pasi golin më të shpejtë e ka shënuar Paolo Poggi në vitin 2001, në ndeshjen Piacenza – Fiorentina, pas 8.1 sekondash.

Icardi është njëri ndër rekordmenët e shumtë të Interit dhe futbollit italian dhe nuk do të ishte çudi që ta provojë përsëri këtë goditje.

Ndeshja u mbyll në të mirë të Interit me rezultat 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Lautaro Martinez. /Telegrafi/

​Messi: E dija që nuk do ta fitoja Topin e Artë

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se ai e kishte kuptuar se nuk do ta fitonte çmimin “Topi i Artë” sapo i kishte dëgjuar emrat e të gjithë të nominuarëve për këtë çmim.

Messi dhe Cristiano Ronaldo kishin arritur ta fitojnë këtë çmim përgjatë dhjetë viteve të fundit, të dy me nga pesë fitore, duke e krijuar kështu një dominimin total nga viti 2008 deri në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, këtij dominimi i dha fund këtë vit ish-bashkëlojtarit i Ronaldos në Real Madrid, Luka Modric, i cili u shpërblye për suksesin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe për suksesin me Kroacinë në Kupën e Botës.

Messi kishte përfunduar vetëm në pozitën e pestë në garën për këtë titull, pas Cristiano Ronaldos, Antoine Griezmannit dhe Kylian Mbappes. Megjithatë, renditja për këtë titull është kritikuar mjaft shumë pasi që argjentinasi kishte pasur paraqitje mjaft mbresëlënëse gjatë sezonit të kaluar.

“Unë i dëgjova nominimet dhe e kuptova menjëherë se unë nuk isha në garë për ta fituar”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca. /Gazeta Express/

Koulibaly ka një mesazh për tifozët e Interit

Kalidou Koulibaly është deklaruar pas ndeshjes me Interin.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly u përjashtua nga loja në minutën e 82’, pas dy kartonëve të verdhë që mori në humbjen ndaj Interit.

Mbrojtësi senegalez ka kërkuar falje ndaj bashkëlojtarëve që i la në baltë, por nuk kishte fuqi të vazhdonte pas koreve raciste që i thirrën.

“Pendohemi për humbjen, veçanërisht që i lash vëllezërit e mi”, ka shkruar Koulibaly, përcjell “lajmi.net”.

“Por, unë jam krenar për ngjyrën time të trupit. Të jem francez, senegalez, napolitan: Njeri.”, ka shtuar më tej mbrojtësi senegalez. /Lajmi.net/

Messi: Rivaliteti me Ronaldon ka qenë shumë i shëndetshëm

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka kujtuar rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldon, duke thënë se ai ishte një rivalitet shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët e futbollit.

Argjentinasi dhe portugezi ishin rivalë mes vete për pothuajse një dekadë në La Ligë, që kur Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Manchester Unitedit në vitin 2009, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ish-ylli i Real Madridit, tani në Juventus, Ronaldo, ishin dy lojtarët kryesorë në Spanjë, por edhe në futbollin botëror. Për këtë arsye, mes tyre ishte krijuar një rivalitet.

Gjatë kohës së Ronaldos me Real Madridin, ai e fitoi dy herë La Ligës dhe katër herë Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Messi i ka fituar nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Karriera e Ronaldos me Real Madridi mori fund këtë verë, pasi që 33-vjeçari u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Ai ka kërkuar që edhe Messi t’i ndjekë hapat e tij drejt Serisë A, mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë.

“Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”, ka thënë 31-vjeçari në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle, Marcan. /Gazeta Express/

Ndërron jetë tifozi i Interit në ndeshjen ndaj Napolit në tribuna

Përballja e mbrëmshme mes Interit dhe Napolit kaloi me shumë incidente.

Inter e mposhti 1 me 0 Napolin, por që në ndeshje u bënë shumë thirrej raciste.

Pas ndeshjes, një tifoz i nerazurëve ka ndërruar jetë në tribuna edhe pse stafi mjekësor i stadiumit kishte reaguar shpejtë, përcjell “lajmi.net”.

Sipas mediave në Itali, tifozi kishte ndërruar jetë në tribuna para fillimit të ndeshjes edhe pse ishte dërguar me ambulancë në spital.

Gjithashtu raportohet se edhe tre persona kanë mbetur të therur pas ndeshjes së Interit me Napolin. /Lajmi.net/

Katër tifozë të Napolit theren me thikë

Mediat italiane raportojnë se janë therur me thikë katër tifozë të Napolit jashtë stadiumit “San Siro” pas ndeshjes së mbrëmshme me Interin.

Interi shënoi fitore minimale ndaj Napolit me rezultatin 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Një 43-vjeçar është dërguar në spital për shkak të dëmeve që ka marrë në bark pas therjeve me thikë.

Tre të tjerët kanë marrë mjekime aty për aty pasi kishin dëme më të vogla.

Ky është një lajm tjetër i keq në dëm të tifozëve të Interit, të cilët gjatë ndeshjes në stadium bën thirrjen raciste në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidoi Koulibaly.

Pritet që ultrasit e Interit të dënohen me mos paraqitje në ndeshjen e ardhshme ndaj Sassuolos. /Gazeta Express/

Salah mashtroi te penalltia ndaj Newcastles, tani rrezikon të dënohet me dy ndeshjet – mund të mungojë ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt

Mohamed Salah rrezikon që t’i humbas dy ndeshjet e rëndësishme të Liverpoolit me Arsenalin dhe Manchester Cityn, shkaku i mashtrimit të zyrtarit të ndeshjes në përballje me Newcastlen.

Mohamed Salah u rrëzua në zonë ku fitoi penallti në minutën e 47-të, kur Paul Dummett e preku krahun e majtë të yllit të Liverpoolit.

Ishte vet Salah që shënoi penalltinë, në fitoren 4-0, duke i dhënë Liverpoolit qetësinë në krye të renditjes me gjashtë pikë më shumë se sa Tottenham.

Por një panel i FA (federatës angleze) do të takohet të enjten për të vendosur nëse gjyqtari Graham Scott është ‘mashtruar’ kur ai dha penallti.

Ka qenë trajneri i Newcastle, Rafa Benitez që është ankuar fillimisht.

“Një ndëshkim i butë ndryshoi gjithçka dhe tani unë duhet të shpjegoj se pse kemi pranuar katër gola”.

Peneli i cili mblidhet ka në përbërje një ish-gjyqtar, një ish-trajner dhe një ish-futbollist.

Ata duhet të zbulojnë nëse ka “prova të qarta dhe të shumta se lojtari me qëllim mashtroi zyrtarët e ndeshjes”.

Nëse po, atëherë Salah mund të dënohet me dy ndeshje moslojë. /Telegrafi/

Ancelotti: Tre herë kërkova ndalimin e ndeshjes ndaj Interit

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ka kërkuar tre herë nga gjyqtari që të suspendohet ndeshja mes Interit dhe Napolit pas abuzimeve raciste nga fansat e Interit në drejtim të mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Interi e mposhti Napolin në momentet e fundit me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq, pasi kishte duartrokitur me ironi gjyqtarin.

“I kam kërkuar informacione në lidhje me kartonin e kuq të Koulibaly, që ka vendosur ndeshjen, sipas mendimit tim”, ka thënë Ancelotti.

“Kemi mbetur me 10 lojtarë dhe kjo na ka kushtëzuar, edhe pse kemi shkuar afër golit”.

“Kemi kërkuar tri herë ndërprerjen e ndeshjes, Koulibaly është nervozuar, është normale. Zakonisht është i edukuar dhe profesionist. Spikeri i stadiumit ka bërë tri lajmërime, por nuk është bërë asgjë më shumë”.

“Zgjidhja? Herën tjetër do të largohemi ne nga fusha dhe do ta humbim ndeshjen në tavolinë. Nuk është një justifikim, nuk ka lidhje vetëm me Napolin, por me gjithë futbollin italian”. /Gazeta Express/

Ylli i madh arrin marrëveshje me Barcelonën

Barcelona ka marr një lajm fantastik.

Barcelona është shumë afër ta kompletoj një transferim gjigant.

Frenkie de Jong ka arritur marrëveshje personale me skuadrën katalonase, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Diario Sport’, Barcelona ka marrë dritën e gjelbër për transferimin e Frenkie de Jong.

Skuadra katalonase tani duhet të arrijë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mesfushorit holandez.

Në garë për transferimin e De Jong janë edhe skuadrat si, Manchester City, Bayern Munich dhe PSG, por Barcelona është favorite. /Lajmi.net/

“Bomba” e mëngjesit: Real Madrid po e transferon yllin e madh

Gjiganti spanjoll Real Madrid është i gatshëm që t’i sakrifikojë dy yje për të transferuar Eden Hazardin.

Real Madrid është gati që ta shesë Iscon dhe Mateo Kovacicin për ta transferuar Eden Hazardin.
Sipas mediave britanike, Reali me dëshirë do t’ia jap lejen Kovacicit që të mbetet në Chelsea pas përfundimit të huazimit në fund të këtij stinori, dhe po ashtu pritet që ta shesë edhe Iscon te klubi londinez, transmeton Gazeta Express.

Klubi mbretëror po shpreson që pas kësaj ta sjellë në “Bernabeu” Hazardin, i cili gjatë verës ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet “Los Blancos”.

Kontrata e Hazardit me Chelsean përfundon në vitin 2020, dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të ndodhë gjatë verës që vjen.

Isco aktualisht nuk po e gjen vetën në formacionin e Santiago Solarit, dhe mund të largohet nga Reali nëse n vazhdon të mbetet në bankën rezervë.