Home Blog Page 2

Video/ “Manita” pa Messin, Barcelona e pathyeshme në Camp Nou

 

Barcelona është rikthyer përsëri tek fitorja e këtë herë bind me rezultatin 5-2 ndaj Valencias.

Për blaugranasit mungonte dhe ylli i skuadrës, Lionel Messi i cili është i dëmtuar por që nuk përbën problem për ta. 

Serinë e golave e hap talenti 16 vjeçar Ansu Fati, i cili shënon që në minutën e 2’ me një asist të De Jong.

Nuk vonon më shumë ku në minutën e 7’ protagonistë janë përsëri dyshja Fati-De Jong por është Fati ai që asiston për holandezin.

Në minutën e 27’ Kevin Gameiro ngushton rezultatin në 2-1 me të cilën mbyllet dhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis me gol për Barcelonën me Pique që trefishon rezultatin.

“Stafeta” i kalon Suarez-it i cili u aktivizua në minutën e 60’. Ai shënoi 2 gola duke plotësuar kështu “Manita” në Camp Nou.

Në minutën e 92’ Valencia shënon golin e dytë me anë të Maximiliano Gomez, një gol që i shërben vetëm për statistikë.

Momentalisht Barcelona renditet në vendin e katërt në kuotën e 7 pikëve. Katalanasit do të ndeshen në mesjavë me Dortmund për Uefa Champions League ndërsa në fundjavë do të përballen me Villareal.

/Ora News.tv/

 


Boyce-Clarke në radarin e Manchester United

Skuadra angleze, Manchester United, është duke monitoruar lëvizjet e portierit Coniah Boyce-Clarke.

Futbollisti 16 vjeçar ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme në grupin U-17 të Anglisë dhe për këtë arsye ka kapur vëmendjen e Djajve të Kuq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Boyce-Clarke së fundmi ka nënshkruar një kontratë me Reading; mirëpo as ky veprim nuk ia ka zbehur interesimin menaxherit Ole Gunnar Solskjær.

klankosova.tv


Kurti e teston veten në futboll, luan kundër Bundestagut gjerman (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.

Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag, njofton Klan Kosova.

Dardanët janë mposhtur me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshjeje, klikoni këtu.

klankosova.tv


Kurti e teston veten në futboll kundër Bundestagut gjerman (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.

Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag, njofton Klan Kosova.

Dardanët janë mposhtur me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshjeje, klikoni këtu.

klankosova.tv


Kosova në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar në Maltë

Në ditën e dytë të turneut ndërkombëtar në Maltë, pingpongistët kosovarë kanë arritur rezultate shumë të mira.

Më të mirët kanë qenë Juniorët (Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku) të cilët janë renditur të parët në grup duke shënuar dy fitore. Ata fillimisht e munden Welsin me 3:1, e pastaj edhe kundër Qipros me 3:0 (3:1,3:0,3:0) për të shënuar kështu fitoren e parë ndonjëherë ndaj Qipros.

Tani Kosova JBT udhëheq në grupin e vet me 4 pikë dhe ka siguruar vendin e parë dhe plasmanin në gjysmë finale edhe pse e ka edhe një ndeshje në këtë grup, sot në ora 11:00 kundër Maltës, e fundit në tabelë, njofton Klan Kosova.

“Lojë të mirë treguan edhe Kadetët (Blend Hajdari dhe Sylejman Çerkini), që fituan ndaj Norvegjisë me 3:1 e humbën ndaj Islandës me 0:3, në ndeshjen ndaj Libisë do të mundohen që të shkojnë në gjysmë finale”.

klankosova.tv


Fotografia e Shaqirit komentohet nga yjet e Liverpoolit (FOTO)

Së fundmi futbollisti i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramit.

Fotografia ku sulmuesi kosovar duke i buzëqeshur, nuk u ka shpëtuar vëmendjes së shokëve të tij të skuadrës, njofton Klan Kosova.

I pari ishte sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, që i ka komentuar Xherdan Shaqirit se fotografia në fjalë i takon vitit të kaluar.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mesfushorit Dejan Lovern, i cili është munduar ta arsyetojë Xherdan Shaqiri duke thënë se ky i fundit e ka pranuar këtë fotografi para pak ditësh.

 

View this post on Instagram

 

😆💪🏼#XS23

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

klankosova.tv

 


Mesfusha e Real Madrid-it në infermieri, Zidane alarmohet

 

Fillimi i sezonit të ri nuk i ka “buzëqeshur” shumë Real Madrid-it pasi skuadra ka pësuar një seri dëmtimesh.

Në një pozicion tepër të vështirë ndodhet trajneri Zidane i cili duhet të formatojë sa më mirë skuadrën duke mbuluar sektorët e dobët. Sikur të mos mjaftonin të dëmtuarit deri tani, një tjetër lojtar i bashkohet infermierisë së klubit.

Luca Modric ka pësuar një tërheqje muskulare e cila do ta mbajë jashtë fushave për të paktën 15 ditë. Tekniku Zidane duhet të ndryshojë formacionin për dy ndeshjet e ardhshme kundër Levantes dhe Paris Saint Germain.

I vetmi mesfushor që është në gjendjë të mirë fizike është Toni Kroos. Casemiro dhe Valverde sapo janë kthyer nga kombëtaret dhe do të qendrojnë në stol gjatë ndeshjes me Levanten.

Tashmë Zidane mendon të provojë një formacion 4-4-2 në mesfushë me Toni Kroos, Gareth Bale, Vazques dhe Casemiron ose Valverde.

Me Modric që i bashkohet të dëmtuarve në infermierinë e madrilenëve, numri i të dëmtuarve shkon në 11.

/Ora News.tv/

 


Pochettino: Ishim korrekt me Trippier (VIDEO)

Menaxheri Mauricio Pochettino ka thënë se mbrojtësi Kieran Trippier nuk është detyruar që të largohet nga Tottenham.

Gjatë kësaj vere, Trippier u largua nga Tottenham për t’iu bashkuar klubit Atletico Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti 28 vjeçar është ankuar për paraqitjet e rralla gjatë kohës kur ka qenë me Spurs.

Ndërsa menaxheri Pochettino ka thënë se skuadra angleze ka qenë korrekt me futbollistin në fjalë.

klankosova.tv


Sistemi VAR i pakompletuar, rastet e dështimit

 

VAR është pikërisht teknologjia që të gjithë prisnin t’i bashkëngjitej futbollit.

Përdorimi i parë i këtij sistemi shënohet në vitin 2013 në kampionatin holandez, por si një sistem i plotësuar dhe i pranuar nga IFAB u testua në kampionatin botëror 2018 ku doli dhe me sukses.

Por edhe një sistem i tillë nuk rezulton plotësisht i saktë, pasi vetëm në javët e para të kampionatit anglez ajo ka dështuar në shumë raste.

 Përgjatë këtyre javëve ka pasur 227 raste të përdorimit të VAR ku përfshihen gola të anulluara kartona të kuq dhe ndërhyrje të ndryshme.

Dhe nga të gjithë këto raste vetëm 6 prej tyre janë ndryshuar. Por Mike Riley, shefi i arbitrazhit sportiv ka deklaruar se janë të paktën dhe 4 raste të tjera që kërkonin të ndryshohej vendimi.

Ndër to mund të përmendim një penallti të pa akorduar në ndeshjen mes Mancester City dhe Bournemouth, faull në ndeshjen e West Ham dhe Norwich City si dhe dy raste të tjera.  

Të dy rastet u kundërshtuan në mënyrë të menjëhershme nga gjyqtari, pa përdorur VAR-in.

Pavarësisht gabimeve të tilla asnjë skuadër e Premier League nuk mund të mohojë ndryshimin e mirë që i ka sjellë kampionatit dhe të gjithë futbollit një sistem i tillë.

/Ora News.tv/

 


Video/ Shiu “pushton” qytetin, klubi spanjoll argëtohen në fushën e lagur

 

Levante po përgatitet maksimalisht për transfertën e “Estadio Santiago Bernabeu” për tu përballur me Realin e Madridit.

Kundërshtar mjaft delikat ky për ekipin valencian, i cili duhet të përballet edhe me kushtet e këqija atmosferike. Shirat e shumtë në ditët e fundit kanë përmbytur shumë lagje të qytetit spanjoll, teksa uji ka “pushtuar” edhe fushën stërvitore të ekipit.

Një gjë e tillë shihet edhe në këtë video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, me lojtarët që rrëshkasin në fushën e lagur.

    
   
  
    
   
   View this post on Instagram   
     
  
  
    
  
    
  
  
   


/Ora News.tv/

 

Tags

 

  • REAL MADRID

  • LA LIGA

  • LEVANTE